• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epoka e artë ekonomike në Gjermani mbaroi

by Java News
09/02/2019 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

The Economist

Bota këto vite ka parë vetëm një ekonomi të suksesshme gjermane. Një dekadë më parë, gjatë krizës financiare, u humbën shumë pak vende pune, ndryshe nga vendet e tjera ku papunësia u rrit. Që atëherë ajo ka qenë një spirancë e stabilitetit fiskal, ndërkohë që pjesa më e madhe e eurozonës është përballur me borxhe dhe deficite të larta. Borxhi i saj publik është poshtë objektivit 60% të GDP, të vendosur nga traktatet e BE-së. Falë reformave të prezantuara për tregun të punës gjatë viteve 2000, gjermanët gëzojnë nivele të larta punësimi, duke mundur edhe Britaninë e Francën si tregje të favorshme punësimi. Prodhimi industrial, gjeografikisht i shpërndarë mirë, i përbërë nga rreth 200,000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme, dhe me përmasa të mëdha, ka zbutur pabarazitë rajonale dhe diferencat mes pjesëve lindore e perëndimore.

 

Megjithatë, ekonomia gjermane papritmas po duket e pambrojtur. Në pak kohë ajo po përballet me një ngadalësim. Në fund të vitit 2018 ajo ka përballur me vështirësi recesionin. Faktorët e përkohshëm, siç janë standardet e forta të prodhimit të makinave, shpjegojnë një pjesë të dobësimit. Prodhimi industrial në janar ka mundësi të ketë qenë në rënie. Si FMN dhe ministria e financave kanë ulur parashikimet e rritjes për 2019. Në afat më të gjatë, modelet në ndryshim të tregtisë dhe teknologjisë po ecin kundër prodhuesve të Gjermanisë që shesin në mbarë botën. Në reagim të kësaj, më 15 shkurt, Peter Altmaier, ministri i Ekonomisë, paraqiti planet për të ndalur prodhimet joeficiente për tregjet e huaja, dhe për të nxitur, produktet me kërkesë të lartë në tregun kombëtar dhe evropian.

 

Në terma afatgjatë duket se ekonomia gjermane po shkon keq. Fillojmë me ciklin e biznesit. Shumë politikëbërës mendojnë se ekonomia është pranë mbinxehjes, duke shfaqur përshpejtim në rritjen e pagave dhe parashikime për inflacion më të lartë. Sipas pikëpamjes së tyre, rritja e ngadaltë ishte e pritshme, madje e nevojshme. Kjo është të vetëkënaqesh. Edhe përpara ngadalësimit, FMN parashikoi se në 2023 inflacioni bazë do të jetë vetëm 2.5% – vështirë të mbahet në kushtet e çmimeve në rritje. Në çdo rast, inflacioni më i lartë gjerman do të ishte i mirëpritur, si një mënyrë për të zgjidhur pabarazitë në konkurrencën brenda eurozonës, që do të përshtateshin nga vendet e tjera nëpërmjet kursit të këmbimit. Rreziku nuk është i mbinxehjes, por i Europës që po kalon në një kurth të ulët rritjeje, pasi vendet që kanë nevojë për të konkurruar përballen me një tavan inflacioni shumë të ulët të vendosur nga Gjermania.

 

Ngadalësimi, gjithashtu, shton problemet e modelit të globalizuar të ekonomisë së Gjermanisë. Dobësia pjesërisht shkaktohen si pasojë e luftës tregtare midis Kinës dhe Amerikës, dy nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Gjermanisë. Të dy këta partnerë janë gjithnjë e më të prirur për të vënë barriera për importet. Amerika së shpejti do të vendosë nëse do të rritë tarifat për makinat europiane. Tregtia tashmë po bëhet më e rajonalizuar pasi po rritet pasiguria. Nëse tregtia globale ndahet në blloqe të ndara tregtare dhe rregullatore, Gjermania do ta ketë më të vështirë t’iu shesë mallrat e veta konsumatorëve në mbarë botën.

 

Reforma e ka forcuar tregun e punës të Gjermanisë, por së shpejti do të përballet me sfida të reja. Punësimi në industri duket veçanërisht i rrezikuar nga automatizimit, pasi të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe rikualifikimi janë relativisht të rrallë në Gjermani. Fuqia punëtore po plaket. As qeveria, as biznesi nuk po investojnë mjaftueshëm për digjitalizim. Nëse ndryshimet teknologjike kërkojnë që ekonomia të përqafojë shërbimet digjitale, Gjermania do të përballet me vështirësi.

 

Qeveria nuk ka qenë e verbër ndaj këtyre problemeve, por proteksionizmi i z. Altmaier është ilaç i gabuar. E majta, ndërkohë, dëshiron të rihapë reformat e tregut të punës. E mira është të shtohen nxitjet e kohëve të fundit për më shumë shpenzime në infrastrukturë dhe zgjerimin e stimujve tatimorë për investimet private. Që të dyja duhet të ndihmojnë rritjen ekonomike dhe të ardhmen e perspektivave afatgjata të ekonomisë. Taksat dukshëm më të ulëta për ekonomitë familjare do të nxisnin një ribalancim mes konsumit dhe eksporteve. Një dozë konkurrence mund të fuqizojë industrinë e ngathët të shërbimeve. Ekonomia gjermane që ka patur një efekt mbresëlënës, po shfaq të çara. Është koha për t’u shqetësuar.

Next Post
Dossier/ Sokrat Dodbiba, ministri shqiptar i Financave që bllokoi gjermanët për arin

Dossier/ Sokrat Dodbiba, ministri shqiptar i Financave që bllokoi gjermanët për arin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In