• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemiologu shqiptar: Omicron po përhapet në të gjithë botën. Për tre javë dominues ndaj Deltës, 70% më pak agresiv!

by Java News
25/12/2021 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Epidemiologu në Gjermani Erion Dasho shpjegoi për Report Tv se Omicron në ndryshim nga delta përhapet me shpejtësi, por nuk tek pacientët e infektuar nuk shfaq komplikacione të rënda. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Dasho tha se agresiviteti i Omicron është rreth 70% më i ulët se variantet e tjera.

“Ky është një variant shumë i ndryshëm nga të parët, ka shumë mutacione në strukturën gjenetike të virusit. Kjo ngre shqetësimet se një variant i ndryshëm mund ti shpëtojë mbulesës imunitare. Është duke u studiuar sesa do të jetë kjo mbrojtje që ofron imuniteti ndaj varianteve të mëparshme. Është një virus që shkakton më pak komplikacione, më pak shtrime në spital dhe rrjedhimisht më pak vdekje. Vlerësimet e para flasin se të gjithë këto parametër janë rreth 70% më të ulët po të krahasohet me variantin delta. Është një virus që përhapet më shpejt, por shkakton një klinikë më të lehtë”, tha epidemiologu për Report Tv.

Sipas epidemiologut, varianti Omicron brenda dy-tre javësh do ta zhvendosë variantin Delta dhe do të bëhet dominues në të gjithë botën. Ai tha se Delta do të zhvendoset siç ka ndodhur me variantin bazë të COVID dhe me atë Alpha.

“Varianti delta qarkullon por në shkencën e virologjisë ka një parim që virusi që përhapet më shpejt arrit ta zhvendosë tjetrin nga qarkullimi. Sikur kishim variantin bazë dhe Alpha dominues në Europë, kur hyri delta u bë varianti dominues dhe ishte vala që filli në verë dhe ende vazhdon. Tashmë besohet se varianti Omicron brenda disa javëve do ta zhvendosë plotësisht varianti delta. Do të kemi variant delta që qarkullon por në një masë shumë të ulët por do të jetë Omicron i cili do të bëhet prodominues”, u shpreh Dasho.

Epidemiologu Dasho e vuri theksin tek vaksinimi, si i vetmi mjet për tu përballur me pandeminë, duke theksuar se Omicron është i rrezikshëm për të pavaksinuarit pavarësisht se nuk sjell komplikacione të rënda tek të infektuarit.

“Me gjithë numrin më të ulët të komplikacioneve dhe vdekjeve që lidhen me Omicron përsëri ngelet një virus i rrezikshëm sidomos për të pavaksinuarit. Dalja e variantit Omicron mbështet dhe përforcon edhe një herë atë thirrje që ne kemi muaj që e bëjmë që çdo njeri që nuk ka kaluar COVID ose që nuk është vaksinuar duhet të vaksinohet sa më shpejt për të mbrojtur veten. Omicron ndonëse ka një rrezikshmëri më të ulet, përsëri shkakton komplikacione dhe humbje jete dhe ende nuk mund të krahasohet me një virozë normale”, vijoi ai. Shqiptarja.com

Next Post
REL: “Do të jetë e pashmangshme të rregullohet çmimi dhe orari i punës”

REL: “Do të jetë e pashmangshme të rregullohet çmimi dhe orari i punës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In