• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemiologu: Rezultatet tona janë impresionuese, por kujdes…

by Java News
26/05/2020 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademia e Shkencave, menjëherë pas shfaqjes së Covid-19 në Shqipëri, organizoi grupin “Në ndjekje të pandemisë” me mjekë, gjenetistë, ekonomistë, biologë, matematikanë e fizikanë brenda dhe jashtë vendit, anëtarë të Akademisë, dhe përmes komunikimit arriti që të identifikojë disa nga problemet më të rëndësishme të kësaj pandemie. U mundësua, gjithashtu. edhe hartimi i Buletinit Ditor të shfaqjes së pandemisë në botë dhe në vendin tonë. Këta buletine së bashku me grafikët e hartuar sidomos nga prof. Niko Kaçiroti në SHBA apo Erida Gjini në Portugali, mundësuan edhe ndjekjen e përhapjes, infektimit, vdekshmërisë dhe riaftësimit nga ky virus në shifra të përafërta me ato që u vertetuan në praktikë. Me qenë së kjo fazë është quajtur si bishti i pandemisë, pra ka kaluar pjesa më e vaështirë e saj, por jo e gjitha, ne zhvilluam një bisedë më tre profesorët Arjan Durrësi, Alban Ylli dhe Genc Sulçebej të cilat do t’i publikojmë në vijim. Dje botuam atë me prof. Arjan Durrësin. Sot po botojmë bisedën me prof. Alban Ylli.

Si mund ta vlerësojmë këte fazë të pandemisë?

Shqipëria është qartazi një histori sukesi në mbyllje të fazës së parë të epidemisë. Megjithëse numri i vdekjeve të raportuara është rreth 5-fish me i lartë se mesatarja e vdekjeve çdo vit nga gripi, apo rreth 2 herë më i lartë se ai vdekjeve nga gripi pandemi i 2009-s, niveli i mortalitetit ngelet shumë i ulët krahasuar me parashikimet e fillimit të marsit. Niveli i vdekshmërisë në Shqipëri është dhjetëra herë më i ulët se ai i raportuar nga vendet e Europes Perëndimore, si dhe ndër më të ultit në Europën Lindore. Në këtë fazë mund të vlerësohet se janë shpëtuar me qindra jetë njerëzore dhe mijëra vite jetë të shëndetshme. Një sukses për të cilin shqiptarët duhet të jenë krenarë.

Kujt i kushtohet rezultati që arriti Shqipëria në këtë fazë?

Shqipëria nuk është vendi i vetëm me rezutate të mira në kontrollin e pandemisë. Një sërë vendesh të tjera, kryesisht ne lindje të Europës, kanë pasur nivel krahasimisht të ulët të vdekshmërisë. Arsyeja kryesore, besojmë, duhet të jetë një kombinim i fillimit relativisht më vonë të pandemisë dhe marrjes më të shpejtë të masave drastike të izolimit social e fizik. Nje studim mbi këtë teme është përfunduar nga ne dhe disa kolegë të Universitetit të Haëait dhe është dërguar për publikim. Të gjitha vendet kanë përfituar nga (NBA) masat e izolimit dhe distancimit, por disa vende, si Shqipëria, ku këto masa u morën shpejt dhe nuk lejuan krijimin e një rezervuari të madh infeksioni në popullatë, përfituan më shumë. Pa dyshim se ishte edhe një çeshtje fati: virusi hyri më vonë, në sasi më të vogël se në disa vende perëndimore dhe u dha më shumë mundësi autoriteteve dhe gjithë shoqërisë të reagonin në kohë. Një falenderim i madh u takon gjithë qytetarëve që respektuan me ndërgjegje masat.

Faktorë të tjerë ndihmues mund të kenë qenë edhe mosha mesatare më e re, dendësia e popullatës, përqindje më e ulet e sëmundjeve kronike, faktorë të lidhur me biologjinë individuale, etj.

Cili është mendimi juaj, si duhet vazhduar me tej?

Ndërkohë që vala e pare e pandemisë u përballua me sukses dhe stina e ngrohtë ka shumë mundësi ta frenojë qarkullimin e virusit, ngelen ende shumë të panjohura mbi sjelljen e tij në të ardhmen.

Evolucioni biologjik nuk e favorizon për një kohë të gjatë një virus vdekjeprurës: bashkë me vdekjet do te zhdukej edhe virusi. Për këtë arsye mutacionet që vijojnë ta shoqërojnë, mund të jenë të prirura drejt nje shfaqjeje më “beninj” të virusit, të tilla që e shndërojnë atë gradualisht në një virus endemik, më të adaptueshëm me bujtësin human. Gjithsesi, ky është vetëm një skenar, bazuar në biologjinë.

Një valë e dytë më e thjeshtë, nuk përjashtohet. Për këtë arsye, sistemi shendetësor dhe gjithe shoqeria duhet të vijojnë të jenë të kujdesshëm dhe të përgatitur për skenarin më të keq.

Ndërkohë që pritet nga shkenca vaksina apo një trajtim i efektshëm, duhet të vijojmë të monitorojmë situatën me intensitet dhe të vijojmë të zbatojmë masat individuale te higjienës dhe distancimit. Kështu do të jemi më të sigurtë dhe do të vijojmë të shpëtojmë jetë.

Si e vlerësoni përvojën e komunikimit dhe bashkëpunimit me E-grupin ngritur pranë ASh-së. Është biseduar edhe për një projekt që mund të ndërmarrë ky grup. Çfarë eshte ky projekt dhe si mund të realizohet ai dhe projekte të tjera në të ardhmen ?

Kjo ishte një përvojë shumë e mirë dhe mjaft e dobishme. Në grup merrnin pjesë ekspertë të fushave të ndryshme që postonin në kohë reale si faktet më të fundit mbi pandeminë, ashtu edhe opinionet dhe përvojën e tyre mbi situatën. Grupi lejoi shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe pikëpamjeve. Ai shërbeu si nje forum për debat dhe konsulta shkencore duke zëvendësuar vështirësitë e krijuara për takime fizike. Se fundi, theksoj se ky grup, mbeti profesional e pothuaj i paprekur nga “infodemia” e lajmeve te rreme, apo gjysmë të vërtetave që, deridiku, infektuan disa E-grupe të tjera.

Nëse i referoheni projektit të studimit serologjik të propozuar, mendoj se ai është një kontribut i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë për vendin në fazën e dytë të pandemisë. Në këtë fazë, kur masat drastike të izolimit fizik po zëvendësohen dora-dorës me një qasje tjetër, më afatgjatë, është thelbësore njohja e nivelit të imunitetit të grupeve të ndryshme të popullatës përmes studimeve të sero-prevalencës, përmes aplikimit në kampione sistematike të testeve serologjike. Si pjesë paraprake e projektit, për herë të parë, planifikohet të verifikohet validiteti i një testi të ri serologjik për Covid -19, përmes aplikimit të tij edhe në një kampion serumesh të periudhës para pandemisë. Studimi planifikohet të kryhet si një nismë e Akademisë, në bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare dhe Institutin e Shëndetit Publik. Është përcaktuar metodologjia dhe është siguruar mbështetje për teknologjinë për të. Per momentin pritet vetëm zgjidhja e disa detajeve teknike dhe burokratike.

 

Bisedoi: Ilir Yzeiri

 

(akad.gov.al)

Next Post
Spartak Ngjela akuzon hapur: Ilir Meta implikohet me mafian e ndërtimit

Retorika e Ngjelës: Rama po e provon, s’ka Kushtetuese, është tirania e mazhorancës. Edhe Hitleri mori pushtetin me akte normative

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In