• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemiologu Alimehmeti: Të vaksinuarit me dy doza Coronavac duhet të marrin një dozë të tretë Pfizer ose AstraZeneca

by Java News
31/07/2021 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ashtu si shumë vende në botë e ka përqendruar vaksinimin masiv tek vaksina kineze Sinovac. Por varianti Delta dhe ritmet e larta të infektimeve kanë bërë që si në botë edhe te ne të diskutohet për një dozë të tretë përforcuese.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha për Gazetasi.al se vaksina Coronavac ka qenë që në orgjinë më pak efektive se vaksinat e tjera. E rëndësishme sipas mjekut është se ne nuk kemi të dhëna se sa mbrojtëse janë vaksinat Coronavac për sëmundshërinë e rëndë.

“Efikasiteti për çdo lloj vaksine ka rënë nga varianti Delta. Për pjesën e sëmundjes së rëndë dhe hospitalizimit, studimet tregojnë që AstraZeneca ka 92% dhe Pfizer e ka 96% efikasitet (të dhëna nga Anglia), ndërsa vaksinat e tjera nuk e kanë këtë të dhënë dhe kjo është ajo që na intereson më shumë” shpjegon Alimehmeti.

Sipas ekspertit, një tjetër element i rëndësishëm është se në përgjithësi vaksinat për sëmundjet respiratorë duhen bërë përpara vjeshtës, ndërkohë si rrodhën ngjarjet, vaksinat janë bërë diku në fund të dimrit e në fillim të pranverës dhe kështu shihet nevoja për një dozë kujtesë.

“Ajo që mund të shtohet është, nëse personi që ka bërë Coronavac edhe e ka kaluar më përpara sëmundjen nuk ka nevojë për dozën e tretë. Kurse personat që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë marrë dy doza, atëherë mund të mendohet për t’u futur në vaksinim dhe unë do këshilloja të merrte dozë të tretë Pfizer ose Astra Zeneca, ndër këto që kemi,” thotë Alimehmeti.

Mjeku shpjegon se duke qenë se nuk i kemi të dhënat sa efektive është vaksina Coronavac për gjendjen e rëndë apo hospitalizimin, vendimmarrja është tek niveli i antitrupave.

Për faktin si do të ndikojë tek njerëzit kombinimi i vaksinave mjeku Alimehmeti ka shpjeguar se i vetmi studim për këtë pjesë është bërë në Kinë, për 3 doza Coronavac ka krijuar një nivel të lartë të antitrupave, ndërsa për 2 doza Coronavac dhe një të tretë Pfizer ose AstraZeneca ende nuk ka të dhëna.

Turqia, Indonezia dhe Tajlanda kanë qenë disa nga vendet që e kanë bazuar vaksinimin masiv tek vaksina Coronavac dhe të dhënat në këto vende kanë treguar se niveli i infektimeve është rritur. Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë kategoria e parë që kanë marrë dozën e tretë, qysh prej fillimit të muajit korrik, që përkon me periudhën tre mujore, pas dozës së dytë Pfizer.

Mediat kanë bërë me dije se në Tajlandë si dozë e tretë për personat mbi 60 vjeç po përdoret vaksina AstraZeneca. Në Indonezi raportohet se kanë vdekur nga infektimi me Covid-19, 16 mjekë që i kishin marrë të dyja vaksinat Coronavac. Autoritetet shëndetësore atje po përdorin si dozë të tretë vaksinën Moderna.

Në vendin tonë vaksinimi masiv filloi në mesin e janarit. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se deri më tani kanë mbërritur në total rreth 1,699,410 vaksina anti-covid.  Të dhënat tregojnë se janë vaksinuar me një dozë  1,158,303 qytetarë dhe të dyja dozat 507,623 persona.

Next Post
Humbën jetën në “lule të rinisë”/ FOTO nga aksidenti në Shkodër, ku “BMW”-ja doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë

Humbën jetën në “lule të rinisë”/ FOTO nga aksidenti në Shkodër, ku “BMW”-ja doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

February 9, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

February 9, 2026
Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In