• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Epidemiologët apel për distancë fizike, Ulqinaku: Vaksina mos të detyrohet

by Java News
30/06/2020 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lehtësimi i masave kufizuese ka rritur ndjeshëm numrin e të infektuarve me Covid -19 në vend, si dhe ka dyfishuar numrin e viktimave. Në këto kushte mjekët epidemiolog i bëjnë apel qytetarëve të ruajnë distancën fizike dhe të tregohen më të kujdesshëm deri në daljen e vaksinës. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi epidemiologu Dritan Ulqinaku theksoi gjithashtu se vaksina nuk duhet të jetë e detyrueshme.

“Në momentin që unë e quaj veten të mbrojtur sepse unë mund të jem person shumë asocial sepse ka midis nesh persona asocial të cilët mbajnë distancë, nuk të japin dorën, ka pasur gjithmonë. Nuk ka pse ta bëj vaksinën. Në momentin që dikush e quan veten social, që unë nuk rri pa u përqafuar pa u puthur pa shkuar në futboll pa diskutim që duhet ta bëj vaksinën.

Nuk jam për detyrim, absolutisht. Janë disa vaksina të detyrueshme, disa duhet të jenë facultative dhe unë jam për të qënë fakultative jo e detyrueshme. E para është që nuk do të kemi akses të menjëhershëm dhe e dyta në momentin që do të kemi akses nuk do të jetë 100% efikas. Kështu është vaksina e grupit të këtyre viruseve.” – tha Ulqinaku.

Sipas Ulqinakut qytetarët duhet t’i evitojnë ceremonitë martesore.

“ Në një mort do të shkoja duke mbajtur distancën fizike. Në një dasëm nuk do të shkoja. Nuk është koha akoma që ne të liberalizojmë kaq shpejt të paktën dasmat, duke patur parasysh traditën tonë.” – theksoi Ulqinaku në Përballë.

Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka një përgjigje edhe për skeptikët që e cilësojnë si lojë virusin Covid-19.

“Unë përballem përditë me atë punë, nuk gjej argument tjetër për ti thënë që hajde në Institut dhe shiko aparaturat shiko mostrat, shiko se si ndryshon një mostër nga një tjetër. Ky virus është real, absolutisht është real.”

Po ashtu, doktor Ulqinaku i bën apel kolegëve të tij të respektojnë protokollet në mënyrë rigoroze. Apel të vëccantë ai i bëri shefave të pavioneve në QSUT.

“ Ka një luftë të madhë mes kolegëve nuk ka protokolle. Po ka protokolle, po protokollet janë specifike. Pra protokollet e OBSH – së që vijnë deri tek dera e QSUT-së . Tek dera e QSUT secili shef duhet t’i marr e  t’i zbërthej për veten e vet.

Ku duhet të futet pacienti, ku duhet të jetë pacienti I parë, sa duhet të rrijë në momentin që pret për testin e koronavirusit. Pra cdo gjë është specifike sipas reparteve. Dhe këto është puna e shefave të klinikave. Shefat e klinikave për hir të së vërtetës në gjykimin tim nuk kanë qënë në krye të detyrës.” – theksoi Dritan Ulqinaku në Përballë.

 

 

Next Post
A ishte informuar Donald Trump nga bashkësia e zbulimit amerikan?

A ishte informuar Donald Trump nga bashkësia e zbulimit amerikan?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In