• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enver Robelli: “Panama Papers”, cilat do të jenë ndikimet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni!

by Aalison Pearse Stevens
05/04/2016 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enver Robelli, gazetari dhe opinionisti i njohur, ka treguar për DritaremeRudinën në Vizion Plus, se si i njeh ai protagonistët e këtij ndriçimi mediatik, siç e quan ai “Panama Papers”. Robelli tregon gjithashtu çastin kur u shtyp butoni i kuq i lajmit pardje në orën 20:00 në të gjithë botën.

Enver Robelli: Unë jam redaktor i politikës së jashtme në gazetën më të madhe politike zvicerane, Tages Anzeiger, e cila bashkëpunon ngushtë me Suddeutsche Zeitung të Mynihut.

Ne kemi pasur informacione prej disa muajsh që po zhvillohen hulumtime nga një ekip i gazetarëve. Ne kemi vërejtur dhe në redaksi që disa kolegë, thjesht nuk i kemi parë së fundmi dhe dje derisa unë po punoja  dhe po redaktonim politikën e jashtme dhe dy minuta para orës tetë është dhënë lajmi në të gjithë botën. Kanë qenë mbi 100 redaksi në mbarë botën të cilat pas orës 20 e kanë dhënë lajmin  dhe kam qenë në redaksi, kur kam parë falë edhe zhvillimit dixhital për një moment janë bllokuar të gjitha faqet e internetit të gazetave kryesore evropiane sidomos atyre që kishim mundësi t’i përcillnim kështu drejtpërdrejt sidomos Suddeutsche Zeitung.

Rudina Xhunga: Çfarë po ndodh ndërkaq pas këtij shpërthimi mediatik?

Do të ketë konsekuenca të ndryshme për këtë skandal. Në Zvicër po akuzohet autoriteti për mbikëqyrjen e financave, bankave, që në fakt vitet e fundit ka fjetur dhe nuk ka marrë hapa të rëndësishëm kundër keqpërdorimeve të mundshme financiare ndonëse Zvicra e viteve të fundit, nën presionin e qeverisë amerikane në fakt ka hequr dorë nga sekreti bankar, dhe me vite të tëra njerëzit kanë mundur të hapin llogaritë, të deponojnë miliona dhe këtë e kanë bërë kryesisht figurat e fuqishme të korruptuara. Ka qenë si një anekdotë që tregohej me vite të tëra që pesë minuta para se të jepej lajmi për vdekjen e një diktatori në Azi, më vonë merrej vesh  se ai pati disa miliona në Zvicër. Kujtoj këtu se kur është rrëzuar për shembull diktatori i Tunizisë që iku në Arabinë Saudite për të zbuluar se kishte miliona në Zvicër dhe një pjesë të tyre natyrisht që Zvicra i ka kthyer në marrëveshjen me qeverinë e re të Tunizisë. Në përgjithësi kjo le konsekuenca të mëdha në vendet perëndimore dhe është një skandal që mund të nxisë distriktet financiare.

Rudina Xhunga: Po në vendet lindore?

Në këto vende ka reagime të pritshme, sepse nga qeveria ruse që mban nën kontroll të gjitha mediat nuk mund të pritet që ata të thonë po kemi gabuar dhe tani do të merren masa. Në shumë vende të lindjes kemi të bëjmë me një demokraci sa për fasadë, por e rëndësishme është që të ketë një mobilizim në perëndim se po filloi një ndryshim në perëndim atëherë edhe vendet e lindjes dhe politikanët e korruptuar nga lindja nuk do të kenë mundësi ti deponojnë të hollat në këto vende.

Rudina Xhunga: Për Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë priten të dhëna?

Priten të dhëna por nuk besoj se do të jenë të atij dimensioni që mund të shkaktojnë stuhi.

Pjesa e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë ka një biografi helvetike. Me këtë, dua të them që, Thaçi, Ali Ahmeti e të tjerë, kanë jetuar në Zvicër dhe këtu i fshehin paratë e tyre. Gjithashtu ata kanë lidhje familjare të mirëfillta këtu dhe unë supozoj se paratë e këtyre liderëve tanë qarkullojnë nëpër hapësirën gjermane edhe idhulli i ri i politikës shqiptare është zoti Erdogan, që mund të luajë një rol të rëndësishëm në lidhjen vëllazërore post osmane.

Rudina Xhunga: Përtej politikës, çfarë shprese për gazetarinë është kjo që ndodhi?

Kjo është një orë e ndritshme e gazetarisë. Më duhet të them që njoh mirë punën e njërit prej atyre dy gazetarëve kryesorë të skandalit. Frederik Obermaier, në gazetën Suddeutsche Zeitung që ka zbuluar skandalin, kur kam qenë korrespondent në Zagreb, ka punuar me një hetim të rëndësishëm dhe mund të them se ato kanë qenë vrasjen që i ka kryer shërbimi sekret ndaj patriotëve kroatë dhe shqiptarë të Kosovës në Gjermani në vitet ’70-’80. Bëhet fjalë për gazetarë entuziastë shumë të mirë dhe për redaksi të cilat kanë potencial financiar që tu japin gazetarëve të hulumtojnë një vit pandërprerë. Të dy gazetarët e Suddeutsche Zeitung më kanë shpjeguar shumë mirë sesi ka ndodhur kjo. Dikush që ka pasur shansin jashtëzakonisht të thellë në dokumentacionin e firmës së avokatisë në Panama i është ofruar Suddeutsche Zeitung dhe i ka ofruar dokumente që pastaj janë verifikuar dhe këtu ka punuar një ekip prej 20 vetash vetëm nga Suddeutsche Zeitung, gazetarë me përvojë të jashtëzakonshme, gazetarë që kanë punuar për CNN, dhe mendoj se meqë nr i informacioneve ka qenë aq i papërballueshëm Suddeutsche Zeitung ka ndërmarrë një vendim që informacionet të ndahen me mbi 100 mediume në botë. Është vërtet fantastike që gjatë gjithë hulumtimeve, çështja është mbajtur në diskrecion të plotë, deri  mbrëmë në orën 8, kur  është prekur butoni i kuq dhe lajmi është dhënë në të gjithë botën. Natyrisht shërbimet ruse kanë pasur disa informacione se para disa ditësh zëdhënësi i presidentit Putin tha se do të ketë një atak informative kundër Rusisë, kjo është metoda e zakonshme e palës ruse për të luajtur rolin e viktimës. Shërbimet ruse me sa duket kishin informacion se ndryshe nuk do dilte zëdhënësi që të thoshte se neve po na sulmojnë këta gazetarët e perëndimit./dritare.net/

Next Post

Dushi i ftohtë pas stërvitjes redukton inflamacionin e muskujve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In