• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enver Petrovci bën “viktimën” për Kurir: Për Kosovën unë jam spiun serb

by Java News
04/12/2017 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur kosovar Enver Petrovci, në intervistën javore për gazetën nacionaliste serb “Kurir”, flet me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe kohën e kaluar si aktor teatri dhe filmi në Beograd. Në të njëjtën kohë shpreh pakënaqësi të madhe për jetën në Kosovë, për të cilën thotë se është “jetë në diktaturë”, transmeton Gazeta Express.

“Kushtet atje (në teatrin Atelie 212 në Beograd) ishin të mrekullueshme. Të jesh në bufe në një shoqëri të tillë ishte e mrekullueshme. I lajmëroja njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u bleja cigare vetëm që të më pranonin në shoqërinë e tyre. Natyrisht që më pranuan”, thotë Petrovci në intervistën për “Kurir”, shkas për të cilën është angazhimi i tij në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”. Për angazhimet e tij si aktor në Kosovë, Petrovci thotë se tek tani po e mëson shqipen. “Nuk e kam atë siguri si kur flas serbisht në skenë. S’do të kisha guxuar të improvizoj në shqip”.

I pyetur “si mund të ndërtohen urat e rrënuara” ndërmjet popujve të këtyre anëve, ai përgjigjet: “Mund të urrehemi me shekuj, por herët apo vonë duhet të kuptojmë se do jemi njëri pranë tjetrit. Shembull duhet t’i kemi sportistët dhe artistët tanë. S’duhet t’i presim politikanët”. Për jetën në Kosovë aktori thotë: “Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”.

Petrovci, siç transmeton Expressi, gjithashtu tregon se në Kosovë shpesh e quajnë “spiun të Serbisë”. “Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë.

Këtë s’e bën populli. Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam. Kurrë askush s’më ka blerë. E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar. Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar. Kam folur se e kam kaluar bukur në Beograd. Te ne ka politikanë të cilët kanë qenë të martuar me serbe, kurse këtë e fshehin. Dikur kemi qenë më të lirë, më të sigurt, punonim dhe fitonim më tepër”, thotë Petrovci për gazetën serbe.

Personaliteti më i çmuar publik në Kosovë për Petrovcin është kryetari i Federatës Futbollistike të Kosovës, ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit Fadil Vokrri, për të cilin thotë se “gjithmonë është mbajtur si njeri”.

“Kurrë s’e kam dëgjuar që për dikë të flasë keq. Është politikan më i mirë se unë”, thotë aktori, duke shfaqur shpresë se skuadrat beogradase Partizan dhe Zvezda do të mund t’i shohë në Prishtinë. Këtu, sipas Petrovcit, këto ekipe ende i kanë tifozët e tyre, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

Next Post
Akuza e fortë e Bashës: Dako dhe një deputet i PS bënë presion për lirimin e Durim Keçit

Basha akuza Ramës: Nxite vjedhjen e televizionit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In