Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj ka thënë se na mandatin e ardhshëm synojnë si koalicion PDK-AAK-Nisma që vendit t’ia sjellin së paku tre njohje nga vendet anëtare të BE’së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Marrja e statusit kandidat nënkupton dialog teknik mes Kosovës dhe Komisionit Evropian”, ka thënë Hoxhaj.
“Progresi në dialog por edhe MSA janë një mundësi që këto vende të marrim edhe njohjen për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova. (b.an)