Luis Enrique ka pranuar se Barcelona nuk është në formën më të mirë
Barcelona po kalon momnte të vështira,. Skuadra është eliminuar nga Liga e Kmapionëve, derisa në La Liga ka pësuar humbje të njëpasnjëshme në dy xhirot e fundit.
Trajneri i ekipit nga Camp Nou, Luis Enrique ka pranuar se Barcelona nuk është në formën më të mirë.
“Shumë gjëra kanë shkuar vetëm keq, por e ndjej se i takon të kaluarës”, deklaroi Enrique gjatë konferencës për shtyp. “Por, nuk është koha për të nxjerr konkludime, na presin edhe gjashtë xhiro në La Ligë dhe një finale në Copa del Rey”, theksoi ai.