• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ennio Morricone feston sot 90-vjetorin e lindjes

by A R
10/11/2018 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga kompozitorët më të famshëm të botës, Ennio Morricone mbush sot 90 vjeç.

I lindur në Romë më 10 nëntor 1928, në një familje muzikanti, ai spikati që në vogëli për talentin e tij në muzikë. Ishte vetëm 12-vjeçar kur u regjistrua në konservatorin e muzikës në një program 4-vjeçar, të cilin e përfundoi në vetëm 6 muaj. U diplomua më 1946 në trumpetë me udhëheqës të famshmin Goffredo Petrassi, i cili do të bëhej edhe udhëheqësi e frymëzuesi i tij muzikor.

Studimet i përfundon në Konservatorin e Santa Cecilia në vitin 1954, ku mori Diplomë në Kompozicion me një vlerësim të lartë: 9.5/10.

Kompozimet e para i filloi që në moshën 6-vjeçare. Deri më sot ai ka kompozuar më shumë se 500 melodi të pavdekshme për kinema dhe televizion.

Por pasioni i tij i vërtetë mbetet muzika simfonike dhe eksperimentimi me risi muzikore.

I konfirmuar me një yll në “Walk of Fame” në Los Angeles, dhe me çmimin Oskar për karrierën në vitin 2007, Morricone ka dhe një mori çmimesh që shenjojnë karrierën e tij.

Pavarësisht nga qindra rezultate që kanë bërë epokë, partneriteti me Sergio Leone do të ishte simboli ideal për kinemanë e Morricone-s. Nuk ishte rastësi që, në vitin 2007, në skenën e çmimeve Oskar u ngjit aktori Clint Eastwood për t’i dhënë statujën e lakmueshme: Eastwood nuk do të kishte ekzistuar pa Sergio Leone-n dhe Morricone-n. Dhe muzikanti kishte gjetur tek aktori, simbolin e parë të muzikës së tij të dashur në të gjithë botën.

Muzika e Morricone-s gjithmonë ka pasur një ndikim kryq, që “infektoi” gjenerata të ndryshme dhe ka siguruar famë përtej kinemasë me më shumë se 70 milionë regjistrime të shitura.

Ai ka treguar shpesh pjekuri edhe kur filloi të performonte në publik si dirigjent i kompozimeve të tij. Dhe me shkopin e dirigjimit në dorë, para orkestrës së tij, Morricone zbulon çdo herë aftësinë e tij si kompozitor bashkëkohor, krijues i epikës për publikun e gjerë, këngëtari nostalgjik i emocioneve sekrete.

/b.d

Next Post
“Të bashkuar”, Merkel dhe Macron, mesazh populistëve dhe Trumpit

"Të bashkuar", Merkel dhe Macron, mesazh populistëve dhe Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In