• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enkelejda Shehaj në mesin e 10 super-nënave që përfaqësojnë SHBA-të në Rio

by Aalison Pearse Stevens
05/08/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të jesh nënë thuhet se është një punë me orar të plotë; por ashtu edhe kur jeni olimpiste. Mendimi që të provosh të jesh të dyja për shumë njerëz mund të jetë një detyrë e frikshme.

‘Teamusa.org’ ka publikuar një artikull të 10 sportisteve që përfaqësojnë Amerikën në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, të cilat po ashtu janë edhe nëna, gjë që nuk i ka ndalur të realizojnë ëndrrën e tyre dhe të jenë sportiste kulminante, transmeton Koha.net.

Në mesin e dhjetë super-nënave që përfaqësojnë Amerikën në ‘Rio 2016’ është edhe shqiptarja Enkelejda Shehaj.

 

Enkelejda Shehaj, qitje

20160805150443820646

 

Sportistja shqiptare Shehaj do të përfaqësojë Amerikën për herë të parë në karrierën e saj, pasi më parë e ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në Lojërat Olimpikë më 1992 dhe 1996. Ajo jeton në Napoli me burrin e saj dhe ka dy vajza.

 

Nia Ali, atletikë

20160805150151604

 

Ali fitoi medaljen e artë në vrapimin 60 metra me pengesa në kampionatin botëror të mbyllur më 2014. Dy vjet më vonë ajo fitoi të artën për herë të dytë me djalin e saj Titus, i lindur më 8 maj 2015, i cili shikoi në tribuna.

Ajo në Rio do të garojë për herë të parë në Lojëra Olimpike në 100 metra me pengesa. Kurse edhe babai i Titusit, Michael Tinsley do të garojë në Rio në 400 metra me pengesa.

Kristin Armstrong, çiklizëm

20160805150216561

 

Armstrong ishte martuar me Joe Savola më 2007, dhe çifti e sollën në jetë të birin e tyre, Lucas më 15 shtator 2010. Ajo fitoi medaljen e artë olimpike dy vjet më vonë në Londër, kurse në Rio do të jetë paraqitja e saj e katërt në Lojëra Olimpike.

 

Gwen Berry, atletikë

20160805150229904

 

Pasi shërbeu si një alternativë në Lojërat Olimpike Londër 2012, Berry do të debutojë në Rio në hedhjen e çekanit. Ajo ka një djalë, i cili quhet Derrick.

Kelly Griffin, regbi

20160805150249288

 

Griffin e fitoi të argjendtën në Lojërat Pan Amerikane më 2015 me ekipin kombëtar të femrave dhe do të jetë debutuese në Rio. Ajo ka dy fëmijë, Quinn dhe Connor.

 

Chaunte Lowe, atletikë

20160805150301798

 

Loëe ishte martuar më 21 gusht 2005 me ish-kërcyesin e trefishtë të Floridas, Mario Loëe. Çifti e priti vajzën e parë, Jasmine në korrik 2007, kurse më 2011 ajo lindi Auroran, kurse në gusht 2013 ajo solli në jetë djalin e saj, Marioa Josiah. Kurse do të jetë pjesë e Rio 2016, që është hera e katërt e saj në Lojëra Olimpike.

 

Brittney Reese, atletikë

20160805150317358

 

Tre herë pjesë e LO, Reese fitoi të artën në kërcim së gjati në Londër 2012. Kurse herët në këtë vit e adoptoi Alexin, tetë vjeç.

 

Kim Rhode, qitje

20160805150411464

 

Rhode do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike për herë të gjashtë në karrierë, dhe është në garë për t’u bërë vetëm atletja e dytë që fiton medalje në gjashtë gara olimpike. Pas kualifikimit në Rio, ajo bëhet amerikania e parë që kualifikohet në Lojëra Olimpikë në pesë kontinente të ndryshme. Rhode është nënë e djalit të saj, Carter, të cilin e kishte lindur më 13 maj 2013.

 

Dana Vollmer, not

20160805150329853

 

Katër herë fituesja e medaljes së artë, Dana Vollmer kishte menduar se ka kryer misionin e saj pasi kishte fituar tri medalje të arta në Londër, katër vjet më parë. Pasi e solli në jetë djalin e saj, Arlen më 6 mars 2015, ajo iu rikthye sportit dhe arriti të kualifikohet për në Rio.

 

Kerri Walsh Jennings, volejboll në plazh

20160805150342451

 

Pesë herë pjesë e LO, Kerri Walsh Jennings ka rastin që të bëhet sportistja më e dekoruar në Olimpiadë në këtë volejboll në plazh. Ajo deri më tani ka tre medalje të arta, kurse është nënë e dy djemve Joseph (7) dhe Sundance (6), dhe vajzës Scout (3).

Ajo është e martuar me Casey Jennings, gjithashtu lojtar i volejbollit në plazh, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Jeni ende beqare? Shenja e horoskopit tuaj tregon nëse do vazhdoni të qëndroni e tillë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

January 11, 2026
Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

January 11, 2026
Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

January 11, 2026
Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

January 11, 2026
“Omicron ka transmetueshmëri të lartë”/ Tomini: Rastet më të shumta, të këtij varianti. Vaksina të mbron nga simptomat e rënda dhe vdekja

Tomini: 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër virozave, rritje me 10% krahasuar me vitin e kaluar

January 11, 2026
Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

January 11, 2026
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

January 11, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kompjuteri dhe telefoni celular janë “sisteme kompjuterike”

January 11, 2026
Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

January 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In