• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Enkelejda bënte dy punë për të siguruar bukën e gojës”, flet mikesha e 40-vjeçares: Njihej që fëmijë me Eduardin, e dhunonte sistematikisht

by Java News
20/05/2024 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Danaj, 50 vjeçari shqiptar i cili vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj në Athinë doli sot para Gjykatës, ku u shfaq i penduar.

Mirëpo mediet greke kanë nxjerrë në dritë të tjera prova tronditëse për vrasjen mizore të 40-vjeçares.

Sipas një mikeje të viktimës, 40-vjeçarja fatkeq vuante nga sjellja obsesive e ish-bashkëshortit prej nëj viti e gjysmë.

Ajo kishte shkuar madje në një psikiatër për të kërkuar ndihmë.

Rreth një vit e gjysmë më parë, 40 -vjeçarja u nda me Eduardin, por ai nuk ndaloi së e përndjekuri dhe vazhdimisht i dilite përballë.

Ajo e kishte denoncuar disa herë dhe denoncimi i fundit ishte bërë më 7 maj dis ditë para se të vritetj.

“Ajo ka punuar dy punë për të siguruar bukën e gojës, edhe vajza e saj ka punuar në furrë buke. Ai i kërkonte para dhe e kërcënonte”, tha për mediet greke një mikeshë e viktimës.

“Ka qenë e mitur kur e takoi, rreth të 17-tave erdhi me të në Greqi. Ajo ishte e re kur lindi Stefaninë (vajzën e saj), ishte 19 vjeçe”, shtoi ajo.

Bëhet e ditur se viktima një muaj më parë është zhvendosur me dy fëmijët e saj në një shtëpi tjetër në Menidi.

Mikesha vijon: Burri i saj ishte i alkoolizuar dhe për një periudhë kohe ishte zhvendosur në Shqipëri. Kur u kthye ishte mirë dhe nuk kishte sjellje të dhunshme, madje i kishte bërë dhuratë vajzës së tij një udhëtim, kishin udhëtuar bashkë jashtë vendit. Pas pak u bë sërish i dhunshëm, Enkelejda kishte shkuar disa herë në polici. Ai u ndalua për pak dhe më pas u la i lirë. Ai po e kërcënonte atë dhe familjen e saj”.

“Enkelejda kishte nisur një lidhje të re dhe ishte mirë. Sapo 50-vjeçari e mori vesh, filloi ta përndiqte dhe ta shqetësonte më shumë ”, shtoi ajo.

50-vjeçari ndodhet në burg

50-vjeçari u shfaq i penduar sot para Gjykatës dhe i kërkoi falje fëmijëve të tij.

Ditën e ngjarjes, ai i kishte zënë pritë Enkelejdës në orën 05:00 të mëngjesit, kur 40-vjeçarja shkonte në punë.

Viktima është goditur 17 herë me thikë në qafë dhe gjoks.

Pas vrasjes, autori ka shkuar në një hotel. Ai ka paguar për të qëndruar natën dhe më pas ka nisur të endet nëpër zonë, derisa policia e gjeti në ndërtesë nën efektin e alkoolit.

Ndaj tij rëndon akuza “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “armëmbajtje pa leje” dhe “armëmbajtje”.

“Kam bërë një gabim të madh dhe jam penduar që në momentin e parë për atë që kam bërë. Unë rrëfeva gjithçka dhe në këtë fazë nuk do të shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore”, mësohet se ka thënë ai gjatë kërkimit të faljes./m.j

Next Post
“Më ka ikur vajza nga shtëpia”, babai në Prrenjas denoncon zhduken e të resë

Mister shkaku/ Vetëvritet me çifte në oborrin e banesës 64-vjeçari, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In