• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enigma e vizitës së Berishës në zyrën e Bashës më 13 qershor e pasojat e ‘tërmetit’ të shtatorit

by Ylli Pata
15/06/2021 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Përveç disa fotove, ku një pjesë e deputetëve dhe drejtuesve të PD-së, gjithë veneracion falmeshëndetën Doktorin më 13 qershor, kur lideri historik i PD-së shkeli selinë për të votuar për kryetarin, pak u tha për këtë vizitë që në një farë mënyrë mbeti enigmë.

Në media u fol për një takim dy orësh në zyrën e Lulzim Bashës, por rivalët e tij thanë se ishte një “kafe e Doktorit me njerëzit në seli”, megjithatë efekti “elektoral” sa mund të quhet i 13 qershorit mund të bëjë efekt.

Megjithatë, ka mjaft pikëpyetje për këtë takim të Sali Berishës me Lulzim Bashën në ditën që ai priste konfirmimin e tij për ta udhëhequr edhe për 4 vjet opozitën drejt “betejës së radhës”, me mazhorancën e qeverinë e Edi Ramës.

Takim që bëhet në kushte dhe zhvillime krejt të reja politike nga stina politike e 4 vjetëve më parë, kur Sali Berisha ishte në një farë mënyrë hakmarrësi ndaj “Lulit plangprishës” që më 17 maj 2017 firmosi paktin me Edi Ramën, që Doktori dhe Ilir Meta, në prezencën e Fahri Balliut, e quajtën një “e keqe e madhe” dhe e refuzuan.

Katër vjet më parë, Doktori i ofroi “mëshirën” e tij “djalit plangprishës” që doli nga “rruga e Zotit” dhe i detajoi kushtet e sjelljes së tij: “revolucion demokratik”.

Çka, në një farë mënyre Basha ja përmbushi dëshirën.

Por nuk qëlloi prapë, revolucioni nuk solli përmbysjen apo “ndryshimin” siç pëlqejnë ta quajnë në stafine Bashës, rezultatin që do ta kishin bërë atë kryeministër të vendit.

Kushtet sot janë krejt ndryshe: Sali Berisha nuk është fituesi i madh i zgjedhjeve parlamentare, edhe pse humbi Basha, siç ishte 4 vjet më parë.

Madje Basha sot edhe mund të përdorë rikthimin e 250 mijë votave në shtëpi, siç po e përdor normalisht.

Pra ka rritur votat e opozitës, e nga ana tjetër, Berisha është mjaft i plagosur me vendimin e SHBA-së ndaj tij, një vendim që është një tërmet aq i fortë, sa ende nuk i ka dhënë goditjet e dramatike të tij.

Mesazhi i sekretarit Blinken mund të jetë si tërmeti i 21 shtatorit 2019, i cili ishte i fortë, por nuk ishte asgjë përpara atij të 26 nëntorit.

E në fakt, në shtator priten lëkundjet e mëdha, mjaft të mëdha, kësaj radhe pa nevojën e paralajmërimit të metereologëve të mediave që kanë arritur të vetmin sukses; nxorën njerëzit në rrugë me një lajm të frikshëm.

Enigma e takimit të Berishës me Bashën, është natyrisht qëndrimi real që PD-ja, ajo e establishmentit zyrtar, do të mbajë zyrtarisht për Sali Berishën non grata.

Dy ditë më parë, Saljanji, që dihet se është një mbështetës i Lulzim Bashës, nuk shfaqi atë veneracionin që Paloka e Tritan Shehu e treguan live më 13 qershor, kur Doktori shkeli më në fund në selinë e partisë të tij, që ja dhuroi me vendim qeverie kur iku nga pushteti.

Me logjikën se do të kishte edhe pallate dhe komplekse që shërbenin si një “Democratic Parc” në ish- pronën e toptanëve, por që Edi Rama ja anuloi sa edhi në qeveri.

Grida Duma, në një prononcim të saj e komplikoi edhe më shumë çështjen, me frazat e saj empirike, si për të thënë, se “të shohim”.

Pra ka një guxim të lehtë të lidershipit zyrtar të PD-së, që edhe mund të mendojnë një parti pa Berishën “me të vërtetë”.

Që realisht ka edhe shenja të cilat vijnë nga 25 prilli, nga votat e hedhura prej mbështetësve të PD-së dhe opozitës në të gjithë Shqipërinë.

PD-ja, ashtu si PS-ja, është një parti e madhe, edhe pse në kohë të ndryshme mund të komandohet nga një njeri, interesat e përgjithshme vijnë e bashkohen në një pikë: pushteti.

Siç duket, mbështetësit e PD-së e kanë parë se edhe pse Sali Berisha konsiderohet ende idhull, ai nuk është njeriu që i sjell ata drejt një pushteti të ardhshëm, drejt një zinxhiri karrierash në pushtet vendor, pushtet qendror, apo mekanizmave politike që një parti mund të prodhojë.

 

E shikojnë me logjikën e një “ikone” politike që në fund të fundit, do të jetë pjesë apo bazë e “Bazilikës” muzeale të “tempullit” të tyre politik, por nuk e shikojnë Doktorin si “priftin” e fshatit që t’u marrë rrëfimet.

Madje këtu, demokratët duket se janë bërë edhe më rrufjanë, pasi “priftërinjtë” e “hoxhallarët” janë bërë si analistat në televizion e mundohen të gjejnë atë që ka më influencë e fuqi te “kryeprifti”, për të cilin e thonë të gjithë se “fitoi se e duan ATA”.

Me një fjalë, “ATA”  kanë zëvendësuar “Ai”, siç thuhej për Doktorin, që dikur ishte i plotfuqishëm dhe natyrisht jo thjeshtë Berisha, por i gjithë klani vertikal, horizontal dhe rrjedhimet e një lobi aq lëmsh e aq të zhurmshëm sa edhe frikësonte këdo.

Madje ka ende sot njerëz që rrjedhin nga këto lobe që vijnë nga ish-kryeministra a ish-ministra të PD-së që flasin sot për njerëz që ekzistojnë në “listën e Sali Berishës”.

“Lista e Berishës” natyrisht nuk është si “Lista e Schindler-it”, ngaqë flet për eleminime, apo “nxirje në të zezë” e jo shpëtime.

E hyrja pas 25 prillit e “Listës së DASH”, sikur i ka komplikuar gjërat, dhe duket se me lezet, një pjesë duan të dalin nga “Lista e Zezë” e Doktorit, që i është bërë mankth gjithë këto 30 vjet në mendjen e tyre.

E kjo ndodh në disa mënyrë; qoftë me veneracion, apo edhe me përgjigje empirike.

Por në shtator, duket se gjërat do të kenë një përgjigje më të ndryshme.

Normalisht, do të jenë efekt post tërmeti, i cili sipas “precedentit tektonik” do të jetë më i fuqishëm se ai i 25 prillit…

Next Post
EURO 2020/ Ofendoi lojtarin shqiptar, UEFA merr vendimin për Marko Arnautviç

EURO 2020/ Ofendoi lojtarin shqiptar, UEFA merr vendimin për Marko Arnautviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In