Eliot Engel, Bashkëkryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, ka thënë se Kosova është miku më i mirë i ShBA-së. Nëpërmjet rrjetit social Twitter ai ka shprehur gëzimin e tij për takimin me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga. “Amerika nuk ka mik më të mirë se Kosova dhe jam krenar që po e pres mikeshën time të mirë, presidenten e Kosovës në Capitol Hill”, ka shkruar ai. Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë ditës e ka vizituar Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, ku ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes së Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ajo takoi në Capitol Hill anëtarët e lartë të Komitetit për Çështje të Jashtme të Kongresit amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Ed Royce dhe anëtari i lartë i Komitetit, kongresisti Eliot Engel.