Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar për fikjen e dritave në të gjithë vendin. Gjatë intervistës në Euronews Albania, Basha tha se kjo vjen si shkak i korrupsionit 25 vjeçar në KESH dhe OSHEE.
Pjesë nga intervista:
Basha: Ç’sulm kibernetiik?! Është sulmi i korrupsionit. 25 vite pa ndryshuar linjat e transmetimit. Një hallk po ra, i dëmton të gjitha. S’ka nevojë të merret Rusia me rrjetin tonë energjitik.
Pyetje: Po se ishte dhe Kroacia, edhe Mali i Zi, edhe Bosnja…
Basha: Padiskutim, se rrjeti është i lidhur dhe pastaj afekton. Po këtu në Shqipëri, sulmi kibernetik ka një emër, që është korrupsioni dhjetëravjeçar i KESH-it dhe i OSHEE-së./m.j
Sot ikin 30 min dritat e behet lajm, ne kohen e ketij rublaxhiut iknin me dite te tera e ishte normale! Hajde beso keta te pacipe!