Në kuadër të takimit të 13-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi se “Duhen diversifikuar burimet e energjisë.
Korridori i Jugut është një shembull konkret diversifikimi.
Shqipëria mundohet të luajë rolin e saj duke promovuar diversifikimin me projekte të përbashkëta me disa vende të rajonit.
Për të ecur përpara duhet të ndërlidhemi me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojmë me vendet fqinjë”tha ai.