• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Energjia, fatura e re me format kuponi dhe printohet nga matësi

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faturat e dritave do të printohen në vend, pas tërheqjes automatike të të dhënave të sahatit, për të shmangur gabimet e hedhjes manuale të të dhënave nga faturistët. Fatura e re ka formën e kuponit dhe përmban të gjitha të dhënat e nevojshme të konsumit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë demonstroi dje në Laprakë formën e re të leximit të matësit tek abonentët të cilët deri pak muaj më parë faturoheshin aforfe.

Projekti do të shtrihet edhe në disa zona të Tiranës dhe Durrësit dhe brenda vitit pritet të aplikohet në të gjithë Shqipërinë. Leximi i matësit nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë nuk do të kryhet me sy të lirë, madje as të dhënat e sahatit nuk do të hidhen apo shkruhen me dorë në PDA, apo ndryshe Personal Digital Assistant, por përmes një sistemi të avancuar modern, falë investimit të OSHEE-së në fushën e teknologjisë.

Drejtori i Tiranës për OSHEE-në, Klevis Jahaj, tha dje se nga kompania janë kryer investimet teknologjike të të dhënave, çka do të sjellë printimin në çast të faturave të dritave. “Jemi pikërisht në këtë zonë të Tiranës, pranë Laprakës, ku të gjithë këta banorë janë faturuar prej vitesh aforfe, madje disa nuk kishin as kontratë me OSHEE-në. Tani që flasim, këto familje kanë matës të rinj elektronikë.

Ky ishte hapi i parë drejt formalizimit të abonentëve. Hapi tjetër, po aq i rëndësishëm, është investimi i radhës së OSHEE-së në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Prandaj, u bëj thirrje konsumatorëve të vijojnë t’i paguajë faturat e dritave, pasi çdo e ardhur për OSHEE-në do të kthehet në shërbim më cilësor për abonentët”, deklaroi Jahaj, drejtori i Tiranës për OSHEE-në.

SAHAT ELEKTRONIK

Aktualisht, sistemi me PDA-të e reja funksionon vetëm me matësit elektronikë, dhe OSHEE është angazhuar për t’i zëvendësuar të gjitha pajisjet e vjetra, pa asnjë kosto për konsumatorin. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë shpjegoi se sistemi i ri do të mundësojë leximin online të matësit, përmes një pajisjeje, e cila i transmeton të dhënat nga matësi te PDA, nëpërmjet valëve bluetooth.

Të dhënat dërgohen në serverin qendror, përpunohen dhe plotë- son faturën, e cila printohet në çast. OSHEE vlerëson se instalimi i matësve elektronikë do të rrisë cilësinë e leximit të sahatit, duke shmangur gabimin njerëzor.

Next Post
Filmonte veten duke ecur me 170 km/h, aksidentohet për vdekje

Filmonte veten duke ecur me 170 km/h, aksidentohet për vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In