• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Energjia elektrike, kategoritë që do marrin dyfish kompensim

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria pritet të dyfishojë masën e kompensimit të dritave për rreth 208 mijë familje që janë pjesë e skemës. Me anë të një vendimi të ri që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, mësohet se vlera e rimbursimit nga 648 lekë që është aktualisht do të shkojë 1296 lekë në muaj. Sinjalin e parë për këtë rritje e dha edhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Gjatë prezantimit të modelit të ri që do të aplikohet për ndarjen e asistencës, Klosi tha se pensionistët, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe invalidët e punës do të përfitojnë dyfishim të masës së rimbursimit për dritat. Ministri nënvizoi se kjo rritje e rimbursimit që është parashikuar është pjesë e paketës së programeve mbështetëse që do të aplikohen për kategori të caktuara sociale në nevojë, ku bëjnë pjesë pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta. Gjithsej janë rreth 208.928 familje që trajtohen me kompensim.

SKEMA
Rritja e masës së kompensimit të dritave nuk do të përfshijë ndryshimin e numrit të përfituesve dhe as të kritereve të përfitimit. Kushti tjetër që vazhdon të mbetet në fuqi është edhe fakti që për heqjen e fashës deri në 300 kilovatë do të mbështeten financiarisht vetëm ato familje, të cilat nuk rezultojnë debitore në OSHEE, pra i kanë paguar në mënyrë të rregullt të gjitha faturat. Po ashtu rimbursimi përfitohet vetëm nga një prej pensionistëve në familje. Krahas pensionistëve dhe familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, pjesë e skemës së kompensimit janë edhe të verbrit, personat me aftësi të kufizuar, si dhe të gjithë punonjësit e administratës shtetërore me pagë nën 35 mijë lekë. Për këta të fundit kriteri i përfitimit është që në familje të mos ketë të punësuar të tjerë.

PENSIONISTËT
Gjithsej janë rreth 80 mijë pensionistë që përfitojnë kompensim për dritat. Disa muaj më parë skemës iu shtuan rishtazi edhe 5 mijë të moshuar të tjerë. Në kategoritë përfituese u përfshinë edhe pensionistët që banojnë në fshat, të cilët do të kenë mundësi që të marrin 648 lekë çdo fundmuaji, në formë rimbursimi, pas heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kilovatë. Kusht i vetëm për të përfituar këtë shtesë është që në përbërje të familjes të mos ketë anëtarë të tjerë. Kategoria e dytë që u shtua rishtazi janë ata, të cilët nuk kanë derdhur asnjë vit kontribute dhe që pas janarit të 2015-s trajtohen me pension social, në vlerën e 6750 lekëve në muaj. Qeveria ka vendosur që edhe për këta të moshuar të ofrojë kompensim për energjinë elektrike. Në ndryshimet e miratuara së fundmi janë bërë edhe disa lëshime për rastet që penalizoheshin.

Kështu, kur kontrata e energjisë elektrike ishte në emër të bashkëshortes së pensionistit, pavarësisht se kriteret përmbusheshin, rimbursimi nuk përfitohej. Me vendimin e ri, familja mund të marrë kompensim dhe ky i shkon atij ose asaj në emrin e të cilit është libreza e dritave. Kategoria tjetër ka të bëjë me rastet kur kontrata është në emër të kryefamiljarit të vdekur. ”Në rastet kur si e ardhur e vetme e familjes është pensioni familjar dhe kontrata është në emër të kryefamiljarit pasjetues, të fëmijëve ose në emër të kryefamiljarit të vdekur, kompensimi u akordohet personave përfitues të pensionit familjar”, thuhet në vendim.

ma.me

Next Post
(FOTO) Aksidenti fatal në Itali, vdes shqiptarja në makinë edhe tre fëmijët

Aksidenti tragjik i familjes shqiptare, vdes edhe djali 12-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In