• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Energjia e rinovueshme/ Balluku prezanton projektet e qeverisë shqiptare në Këshillin Atlantik

by Java News
15/02/2020 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Perspektiva e Energjisë së Rinovueshme: Financimi, Investimi, Rregullimi dhe Teknologjitë e reja”, organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Këshilli i Atlantikut, me pjesëmarrjen e ministrave të Energjisë nga vendet e ndryshme të Europës dhe rajonit.

Financimi i burimeve të energjisë së rinovueshme, kuadri rregullator si dhe teknologjitë e reja, të cilat duhen aplikuar në të ardhmen, për të rritur efiçencën e këtyre burimeve ishin temat e diskutuara nga ministrat pjesëmarrës në këtë takim të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Në këtë konferencë ministres Balluku i është rezervuar një panel i veçantë, gjatë të cilit ajo ndau me të pranishmit objektivat dhe sfidat e Qeverisë Shqiptare në procesin e diversifikimit të burimeve të energjisë së rinovueshme, në funksion të rritjes së sigurisë energjetike.

“Ishte kënaqësi të merrja pjesë në takimin e zhvilluar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Këshilli i Atlantikut për energjinë e rinovueshme. Ministra nga disa vende të Europës dhe të rajonit diskutuam për financimin e këtyre burimeve, për kuadrin rregullator dhe sigurisht për teknologjitë e reja të së ardhmes, të cilat duhen aplikuar sa më shpejt për të krijuar efiçencën e këtyre burimeve”, tha në përfundim të konferencës ministrja Balluku.

Duke ju referuar nismave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në vitet e fundit, sa i takon sektorit të energjisë, por edhe projektet e të ardhmes, ministrja Balluku foli për projektin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, për të cilin tha se deri tani kanë hyrë në garë më shumë se 20 kompani të fuqishme nga e gjithë bota.

“Ky nuk është as takimi i parë dhe as takimi i fundit, që Shqipëria merr pjesë. Tashmë kemi shumë për të thënë, kemi për të promovuar aksionet tona më të mira. ashtu siç ishte dhe parku i Karavastasë, për të cilin fola dhe për mënyrën transparente se si ky ankand është hapur dhe do të përfundojë nga ç’duket, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshëm nga kompanitë më të mëdha europiane, por dhe nga e gjithë bota. Ndava me kolegët e mi të gjitha të rejat e fushës energjetike në Shqipëri, si edhe planet që ne kemi për të ardhmen”, theksoi ministrja Belinda Balluku.

Arritjet e Qeverisë Shqiptare, kryesisht gjatë vitit të fundit, sa i takon diversifikimit të burimeve të energjisë, morën vlerësime maksimale nga përfaqësuesit e BERZH dhe Presidenti i Këshillit Atlantik, Frederick Kempe, i cili theksoi gjithashtu nevojën e hartimit të një strategjie të përbashkët mes vendeve pjesëmarrëse, sa i takon energjisë së rinovueshme për t’ju përgjigjur sfidave në të ardhmen.

“Së pari znj.ministre, ju keni vetëm 1 vit në këtë detyrë, por keni bërë një punë sa për 10 vjet në këtë vit. Keni qenë e përfshirë, aktive dhe keni shtyrë përpara nisma dhe ide të reja, ndaj është një nder t’ju kemi ju në Këshillin Atlantik. Në fakt ne kemi qenë së bashku në muajt e fundit në tre evente, në Abu Dabi në Forumin Global të Energjisë të Këshillit të Atlantikut, pastaj në Shtetet e Bashkuara, ku ju u takuat me Sekretarin e Energjisë, Brouillete dhe tani këtu. Dhe ka qenë një nder i madh, që në një kohë të shkurtër të kemi diskutime të rëndësishëm për tranzicionin e energjisë, jo vetëm në dy, por në tre kontinente, me grupe te ndryshme, por ka qenë një nder t’ju kishim juve në qendër të këtyre diskutimeve”, u shpreh Kempe.

g.kosovari

Next Post
Kurti e ka marrë vendimin për taksën 100% me Serbinë, por me një kusht: Do të hiqet, sapo të…

“Ne do ta heqim taksën, për këtë jemi votuar”/ Kurti flet për dialogun me Serbinë: Na duhet një marrëveshje që …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In