• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“‘Energjia e çuditshme’ e Vuçiç, autokrati serb po bëhet gati për t’i dhënë një goditje të rëndë lëvizjes studentore”

by Enver Robelli
30/05/2025 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Tashmë shtatë muaj Serbia është në gjendje të jashtëzakonshme. Mijëra qytetarë anekënd vendit po protestojnë kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq. Kjo lëvizje po udhëhiqet nga studentët, të cilët për herë të parë prej vitesh kanë arritur të dridhin seriozisht themelet e pushtetit.

Shkas për demonstratat masive u bë rrëzimi në fillim të nëntorit i një pjese të pullazit të stacionit të trenit në qytetin e Novi Sadit, i cili ua mori jetën 16 njerëzve të pafajshëm. Për shumë qytetarë të Serbisë nuk ka asnjë dilemë se kjo tragjedi do të ishte shmangur sikur të mos kishte korrupsion dhe sikur të funksiononin instancat e kontrollit, me një fjalë: sikur Serbia të ishte shtet me demokraci e drejtësi funksionale.

Pas shumë protestave, të cilat arritën kulmin në mes të marsit kur në Beograd u tubuan rreth 300 mijë njerëz, lëvizja studentore, më në fund, në fillim të majit kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja. Deri atëherë studentët nuk jepnin shenja se duan të marrin pjesë në garën politike, po ashtu ata nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me asnjë parti të opozitës së përçarë.

Ndërsa universitetet publike mbesin të bllokuara, intensiteti i protestave ka rënë dukshëm. Befas presidenti Vuçiq e ndien veten në një pozitë më të fuqishme. Në të kaluarën ai shpesh ka deklaruar se është në çdo kohë i gatshëm të shpallë zgjedhje të reja, sepse nuk ia ka frikën asnjë konkurrenti politik. Që nga viti 2012 kur partia e Vucicit SNS erdhi në pushtet, 4 herë janë mbajtur zgjedhje të parakohshme – domethënë sa herë që anketat tregonin se fitorja është e sigurt.

Tani Vuçiq kundërshton një mundësi të tillë. Dhe për këtë duket se ka arsye. Përkrahja për të dhe partinë e tij ka rënë dukshëm, këtë e sugjerojnë anketat. Qëllimi i tij tani është që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen tek në fund të vitit 2027, kur është edhe termini i rregullt. Ai shpreson se deri atëherë protestat do të humbin hovin dhe lëvizja studentore do të përçahet. Nëse demonstratat nuk zgjerohen, Vuçiq, një kryemjeshtër i kontrollit të pushtetit, mund t’ia dalë qëllimit të tij. Edhe pak javë fillojnë pushimet verore dhe gatishmëria e njerëzve do të jetë më e madhe për të shkuar në plazh se sa për të dalë në rrugë.

Njëkohësisht regjimi po përpiqet të ashpërsojë represionin kundër universiteve publike, të cilat janë vatër e rezistencës. Tashmë është paralajmëruar një ligj i ri për arsimin e lartë, i cili parasheh që nga financat publike të përfitojnë edhe universitetet private. Vucic ka paralajmëruar hapur “shembjen e monopolit të fakulteteve shtetërore”.

Studentët dhe profesorët po e shohin këtë si goditje të rëndë ndaj sektorit arsimor. Universitetet private të financuara nga shteti mund të dirigjohen më lehtë. Në krye të grupit punues për ligjin e ri është ministri i ri i arsimit Dejan Vuk Stankoviq, i cili nga studentet është akuzuar për ngacmim seksual. Stankoviq i hedh poshtë akuzat. Në shënjestër të autoriteteve është vënë sidomos rektori i guximshëm i universitetit të Beogradit Vladan Gjokiq, i cili është marrë në pyetje nga policia.

Së fundi Vuçiq i quajti heronj katër mbështetës të partisë së tij, të cilët gjenden në paraburgim pasi në fillim të vitit rrahën brutalisht disa studentë. Ai mbështeti edhe thirrjet për bllokimin e një gjykate në Novi Sad për t’i nxjerrë me shantazh nga burgu huliganët e tij. Revista e pavarur “Vreme” e përmblodhi sjelljen e Vuçiqit me këtë titull: “Çmenduri në Serbi: Qeveria kërcënon me bllokimin e drejtësisë”.

Kur para disa ditësh një gjykatë e apelit vendosi që tre aktivistë të cilët mbaheshin qe disa muaj në burg të transferohen në arrest shtëpiak, presidenti u kyç me telefon në televizionin propagandistik “Informer” me një tiradë kërcënimesh. Ai tha se në të ardhmen nuk do të kenë më vend në sistemin e drejtësisë për ata gjyqtarë e prokurorë që “me hapa kriminalë” përkrahin “banditizmin dhe huliganizmin”. Për Vuçiqin aktivistët janë “terroristë”.

Këtë javë Vuçiq iu drejtua opinionit me një videomesazh: ai shihej në zyrën e tij duke ngrënë me modesi sardele. Presidenti serb tha se ka qenë i shqetësuar në javët e fundit, por tani i është kthyer “energjia e çuditshme”.

Next Post
Berisha jep përgjigjen përfundimtare: Do iki nga politika vetëm kur t’më marrë Zoti!

Berisha: Killerat ndërhynë në zgjedhje, nga ‘Hakmarrja për Drejtësi’ te banda Shullazit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In