• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eneida këndoi në Evropian

by Lorenc Vangjeli
12/05/2016 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Eneida Tarifa do të këndojë në mbrëmjen e të enjtes për ngjyrat e Shqipërisë në Festivalin Evropian. Këngëtare profesioniste, prezantuese e “Portokallisë”, balerinë me raste dhe aktore humori kur ja ka dashur skenari, këto janë disa nga përcaktimet që Tarifa mund të shënojë në CV-në e saj. Pak a shumë një jetëshkrim që publiku i gjerë e njeh prej diçka më shumë se dhjetë vjetësh.

Megjithatë, më shumë se “profesione”, një publik më i ngushtë dhe më i sofistikuar mund të shënojë në të njëjtin jetëshkrim të kënduarin e saj live në një sezon të gjatë, çdo fundjavë në një nga ambientet artistike të Tiranës. Live në çdo rast. Me një bandë profesionistësh që në kohën e keqe të të bërit art në Tiranë pa artin e kompiuterit, pa magjinë e photoshop-it, pa të pasmet e Kardashianit, pa “sharmin” e parave të Hiltonit, pa histori me deputetë të pasur, pa foto me lakuriqësi apo pa dilema të llojit kush shkon me kë, pra, me një bandë të tillë, me Dedën, Kamelian, Zaloshnjën e të tjerë, Eneida ndër ta, bën artin e saj live. Dhe për shije diçka më të pjekura se ato që përtypin e shijojnë lajmet me botox, të gjithë bashkë ata bëjnë një art mjaft të mirë.

Sot Tarifa ka rradhën e të kënduarit në Festivalin Evropian. Njëlloj epilogu i një rrugë që është nisur që në dimrin e shkuar me fitoren në festivalin e TVSH-së. Një rrugë që në mënyrë të çuditshme është paragjykuar, gjykuar dhe do të prapagjykohet nga shumëkush. Ndoshta dhe sepse Eneida dhe kënga e saj konkurruese që pa u shpallur ende fituese, u pa në hënë të keqe me një pjesë të medias. Që nuk është nevoja të jetë patriotike, përkundrazi, por që ka nxituar të bëhet kritike, cinike dhe e ligë në çdo hap të kësaj kënge e deri në konkurimin e të enjtes.

Nuk është e thënë, nuk e thotë kush dhe as nuk e pretendon kush se kënga është një krijim përrallor dhe që do të bëjë histori. As Eneida vetë me siguri nuk e pretendon një gjë të tillë, as për këngën, as për instrumentin e saj vokal, as për prezantimin skenik dhe as për shoqëruesit e saj. Por me siguri ajo ka menduar gjatë dhe e ka ndjerë gjatë dhembjen për cinizmin e një pjese të konsideruëshme të medias që edhe nëse i kursente duartrokitjet se mendonte se nuk i meritonte – dhe këtu është në të drejtën e saj – derdhte parreshtur një lloj vreri e pezmi gati-gati të pakuptueshëm. Që kuptohej nuk kishte të bënte me vlerësim artistik. Dhe që shkonte deri në pikën e të shndërruarit në mësues anglishteje për nivelin e anglishtes së këngëtares.

Eneida në një konkurim të tillë padyshim nuk është Shqipëria. Siç i kërkohet. Siç insistohet se është në muhabetet me krenari dhe flamur.

Nëse humb në garën e këngës, kjo gjë nuk i humb ndonjë gjë të madhe vendit. Nuk i cënon GDP-në. As reformën e pensioneve apo reformën në drejtësi.

Nëse fiton, atëherë Shqipëria dhe shqiptarët fitojnë diçka. Nja dy apo tre ditë lavdi evropiane dhe krenari të përkëdhelur. Pastaj rikthehet sërish në përditshmërinë e saj as më të mirë dhe as më të keqe se përpara ditës finale të Evropianit.

Një muaj më pas do të jetë njëlloj. Në kampionatin evropian djemtë kuq e zi do të garojnë për Shqipërinë. Fitorja që u urohet dhe që ngjan utopi dhe disfata e mundshme që është mallkimi i të zakonshmes, është pjesë e një gare që në të dy rastet do t’i bëjë shqiptarët krenarë për tre apo katër ditë me rradhë. Por cilido qoftë rezultati nuk do ta bëjë vendin një ofertë më të mirë për të jetuar. As nuk do të rrisë më shumë GDP-në dhe as do të jetë një shans më shumë për reformën në drejtësi.

Një lushnjar ka po aq të drejta të jetë krenar për qytetin e tij sa dhe një londinez, sa për të marrë një shembull dhe një shqiptar është vetiu krenar për atdheun, njëlloj si gjermanët, francezët apo dhe amerikanët e kanadezët në anën tjetër të globit. Pavarësisht fitoreve apo humbjeve në gara këngësh apo sportive. Shqipëria është një vend i vogël dhe ka mallkimin e të qenit vend i vogël që nuk ka shumë shanse matematike që të jetë e para në këngë apo në sport. Pavarësisht këtyre, së paku sot me Eneidën dhe nesër me kombëtaren, të gjithë që flasin shqip ja vlen të jenë me Eneidën dhe ekipin kombëtar. Dhe nëse nuk bëjnë dot tifozllëk për ta, të paktën një ditë le të mbyllin gojën. Për respekt! Ndaj vetes, natyrisht!

Next Post

Fotot e luksit, ja sesi harbohen komunistet kineze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In