• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eneda Tarifa flet hapur: Pse ika nga Portokallia…

by A R
14/10/2017 15:28
Eneida Tarifa

Eneida Tarifa

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja Endeta Tarifa vjen me një rrëfim ndryshe për jetën e saj personale por edhe artistike. E ftuar në emisionin “Chic” në ‘News24’ të moderatores Fjodora Fjora, Tarifa flet pa ‘dorashka’ për vendimin që çoi në largimin e saj nga emisioni i humorit ‘Portokalli’ si dhe ndau me publikun një nga momentet e saj më të sikletshme, siç ishte ‘Eurosong’. Po ashtu, kënëtarja thekson se ka vendosur të bëjë ndryshime në jetën e saj.

Ajo pohoi se vendimi për të lënë moderimin ishte konsensual nga të dyja palët, ndërsa tha se kishte ardhur koha që ajo t’i jepte më hapësirë vetes.

“Më përfshiu e gjitha, më përfshiu projekti, e bëra më shumë dashuri. Kur një njeri është kërkues, gërmon në gjithë aftësitë e veta. Ato vite që isha prezantueses e Portokallise, gërmova mjaftueshëm për të përfituar një diomension tjetër për aktrim dhe prezantim. Sigurisht që kjo më la pak larg kompozimeve të reja, por e plotësoja çdo fundjavë me muzikë live. Jam duke punuar disa materiale njëkohësisht. Kisha një uri, një babëzi për muzikë, pas shkëputjes nga prezantimi. Kështu që jam e kënaqur dhe e lumtur dhe përsëri sikur t’ja kem nisur nga e para. Vendimi për të ikur nga ‘Portokallia’ ishte një konsensus le të themi në këtë marrëdhënie. 6 vite nuk janë pak dhe do vinte ky moment. Mund të ishte dhe një vit më parë. Nuk kishte ndonjë keqardhje të jashtëzakonshme. Ti mësohesh po të rrish edhe 6 muaj në një punë, jo për 6 vjet. Por kisha shumë nevojë për qartësinë time, për t’u shlodhur dhe riformatohesha. E kam bërë këtë në shumë drejtime. Jam e lumtur, kam një energji pozitive, ndoshta ka ardhur edhe nga pushimet e tepërta”, tha ajo, shkruan ‘BalkanWeb’. Mes të tjerash Eneda u ndal edhe tek pjesëmarrja e saj në festivalin e Eurosong, për të cilin theksoi se në ato kohë për të ishte momenti më i sikletëshëm. “Momenti më i vështirë ishte pjesëmarrja në Eurosong. Kishin plasur ndërkohë portalet dhe presioni që bënin mediat, kritikat, lavdërimet, ishin të mëdha dhe thash me vete; ‘ça i bëra vetes’. Por duke e parë pas disa kohësh kam kuptuar se çdo këngëtar duhet të përballet me një eksperiencë të tillë dhe të kuptojë se çfarë është një skenë e madhe”, pohoi këngëtarja.

Sakaq, Eneda nuk mundi të mos përmendte edhe marrëdhënien e saj me të bijën, duke shtuar se mundohet që për të gjëja kohën e mjaftueshme. Teksa tregoi se shkon shpesh në Teatrin e Kukullave me vajzën, Tarifa tha se shpesh herë del duke qarë pasi mbaron shfaqja. “Shkoj shpesh në teatrin e Kukullave me Arian dhe aty me vjen për të qarë, se kuptoj që ka një botë tjetër, me ngjyra. Dal prej aty duke qarë, dhe kjo është e tmerrshme.”, tregon Eneda Tarifa mes të qeshurash./BW/a.m.

Next Post
Statistikat/ 30 të arrestuar në 8 muaj për vepra të turpshme me të mitur

Si po tenton t'i shpëtojë drejtësisë vëllai vrasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In