• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eneda Tarifa fiton “Këngën Magjike”, por publiku thërret në kor emrin e Fifit

by A R
08/12/2019 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eneda Tarifa ka rrëmbyer çmimin e madh të edicionit të 21 të Këndës Magjike, me këngën “Ma zgjat dorën”. Me një tekst mjaft prekës, dedikuar tragjedisë së 26 nëntorit, Eneda Tarifa triumfoi me çmimin e parë, ndërsa në mesazhin e saj, kujtoi se festivali i dedikohet shtëpive të rrënuara nga tërmeti katastrofik.

“Ju falenderoj nga zemra për të gjithë suportin e vazhdueshëm që i keni bërë këngës, suportin profesional, suportin rastësor që ndodhi për atë që ndodhi. Mos harrojmë që jemi për një mision, mos harrojmë që ky festival i dedikohet shtëpive të rrënuara prej tërmetit dhe neve të gjithë bashkë keni bërë të pamundurën që të ndërtojmë qoftë edhe një shtëpi, sepse kjo është mundësi jonë si artistë. Prandaj një duartrokitje të gjithë artistëve të mrekullueshëm që pranuan në një kohë kaq të vështirë të bëjnë një spektakël të tillë, të bëjnë Këngën Magjike.

Tani unë e kam shumë të vështirë që të flas, sepse jam e mbushur me emocione, por mendoj që duhet t’i bëj dy falenderime. Falenderimi i parë dhe shumë i rëndësishëm shkon për një dorë të mrekullueshme muzikore që e gëzon gjithë shqiptaria, Flori Mumajesi faleminderit! Falenderimi i dytë është për të gjithë artistët, por mbi të gjitha për balerinët e mi që vijnë enkas për këtë projekt. Dhe sigurisht Ardit Gjebrean”, tha e emocionuar këngëtarja Eneda Tarifa.

Në vendin e dytë u rendit Fifi, e cila mori pikët maksimale nga publiku, mbështetja e të cilit u ndje edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve. Teksa i gjithë publiku shpërtheu në duartrokitje, Fifi nuk mbajti dot lotët. Akoma më emocionues për të ishte momenti kur Eneda Tarifa doli në skenë për të marrë kupën, por i gjithë publiku shpërthye në thirrje “Fifi”. Ky moment nuk i shmang dot nga Eneda, e cila mori pranë Fifin dhe tha se do donte që kupën ta ndanin bashkë. Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.

/a.r

Next Post
Qytetarët diskreditojnë presidentin me komente: Duam referendum me pyetjen “A do futet në burg Ilir Meta apo po”

Meta kujton "Dhjetorin ’90": Të rinjtë të vërshojnë në rrugë dhe të marrin në dorë fatet e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In