Këngëtarja fituese e Festivalit të RTSH-së, Eneda Tarifa, ka nxjerrë në Facebook fotot që ka realizuar së fundmi me fotografin Avni Selmani. Me këto foto këngëtarja pritet që të prezantohet në Eurovizion, që këtë vit do të mbahet në Suedi.
Ajo që shihet është se këngëtarja ka zgjedhur të vijë sensuale nëpërmjet këtij seti, – diçka jo e zakonshme për të. Seksi dhe plot ngjyra, Eneda do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në kompeticionin e rëndësishëm muzikor. Eneda fitoi në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar me këngën “Përrallë”.