• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ëndrra e madhe shqiptare për Maqedoninë e Veriut

by Java News
18/07/2020 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë shqiptare fituan 33 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, si asnjëherë më parë. Bashkimi Demokratik për Integrim është fitues në kampin shqiptar me 15 deputetë.

Zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut sollën një rezultat mjaft të mirë për partitë shqiptare. Pozicioni dhe ndikimi i tyre në parlamentin e ri me 120 vende është rritur. Votimet u mbajtën në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Por, kjo nuk ndaloi qytetarët, të cilët sfiduan frikën duke dalë në zgjedhje për t’i dhënë formë Parlamentit të ri të Maqedonisë së Veriut. Si asnjëherë më parë, në spektrin politik shqiptar pati dy risi: Lëvizja Besa hyri në koalicion parazgjedhor me një parti të madhe maqedonase dhe Bashkimi Demokratik për Integrim doli me kandidatin e parë shqiptar për kryeministër.

Emri i propozuar për të realizuar këtë ëndërr është Naser Zyberi. Lindur në komunën Sarajit në Shkup, 59-vjeçari i diplomuar në Universitetin e Prishtinës për drejtësi është një figurë e zgjedhur mirë nga BDI. Nga viti 1990 deri në 2002, Zyberi ka shërbyer për 3 mandate radhazi në parlamentin maqedonas si deputet nën logon e Partisë për Prosperitet Demokratik. Gjithashtu, ka shërbyer edhe si Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, zv.Kryeministër i Maqedonisë së Veriut si dhe është bashkëpërpilues i Marrëveshjes së Ohrit. Këtij kontributi kërkon t’i shtojë edhe një tjetër, përparimit të të drejtave të shqiptarëve si dhe përshpejtimin e rrugës së anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian si dhe rritjen ekonomike.

Duke marrë shkas nga vendimi i BDI-së, fushata elektorale e shkurtër dhe e kufizuar në Maqedoni të Veriut do të përqëndrohej kryesisht në çështje etnike. Por, çfarë e shtyu BDI-në që të ndërmerrte këtë hap historik? Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së, tha: “Shqiptarët e kanë dhënë provën që mund të jenë të parët, siç është rasti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Kësaj radhe kemi propozuar kandidat shqiptar për kryeministër”.

Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, paçka se shprehin dëshirën që shqiptarët në Maqedoni të Veriut të fitojnë më shumë të drejta dhe që zëri i tyre të jetë më i fuqishëm, janë shumë skeptikë për nismën e BDI-së. Sipas tyre, kandidati për kryeministër ishte thjesht një mjet për të thithur sa më shumë vota.

Partitë shqiptare në total zotërojnë 33 deputetë nga 120 që janë gjithsej. Por, këto mandate janë të shpërndara në 4 grupime të veçuara politke. Natyrisht, nëse do të garonin në një parti, numri i përfaqësuesve do të ishte edhe më i lartë, por çfarë i pengon ato të bëhen bashkë? Mexhiti tha: “Një parti e vetme politike shqiptare është e dëmshme. Shqiptarëve në Maqedoni u duhet një parti në qeveri dhe një parti në opozitë.

Ndërsa Elmedin Memishi, nga lëvizja BESA, thekson: “Kemi apeluar gjatë ndryshimeve kushtetuese të kemi një unifikim të të gjitha partive shqiptare, por fatkeqësisht nuk e panë të arsyeshme që të uleshim e të bashkëbisedonim për interesat e shqiptarëve”.

Menjëherë pas zgjedhjeve, Bashkimi Demokratik për Integrim u zgjati dorën e bashkëpunimit partive të tjera shqiptare, për të realizuar ëndrrën e një komuniteti të tërë.

Lidhja Socialdemokrate e Zoran Zaev, edhe pse pjesë në përbërje të koalicionit parazgjedhor ka një parti shqiptare, nuk do të kursehej në deklarata kundër propozimit të BDI. Madje do të propozonte se do t’i falte deputetë opozitës së VMRO-DPMNE, vetëm që Maqedonia e Veriut të mos ketë një kryeministër shqiptar këtë mandat. Të njëjtën gjë ofroi edhe Hristian Mickovski.

“Jam i gatshëm që në bashkëpunim me deputetët tanë, t’i japim 13 deputetë VMRO-DPMNE-së, pasi aq do t’i duhen për të formuar qeveri të pakicës, në rast se BDI-ja kushtëzon formimin e qeverisë me kërkesën për kryeministër shqiptar”, tha Zaev.

“Ne do të kemi shumicën dhe nuk do të lejojmë asnjë kushtëzim nga partitë e tjera. Dihet se kujt i takon kryeministri në këtë shtet”, nënvizoi Mickovski.

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut e pranojnë se është bërë mjaft përparim dhe kanë arritur të drejta historike si dygjuhësia, por jashtë kamerave shprehen se i druhen një reagimi të padëshiruar të maqedonasve në rastin e një kryeministri shqiptar. Historia u justifikon frikën, pasi në rastin e 27 prillit të vitit 2017, kur Talat Xhaferi, një shqiptar, zgjidhej për herë të parë në drejtim të Kuvendit, dhuna dhe urrejtja ndaj shqiptarëve thuajse çoi në luftë civile.

Ambiciet janë të mëdha, çmimi për realizimin e tyre ka qenë i lartë. Por, komuniteti shqiptar në Maqedoni të Veriut gjithmonë ka luftuar. Pa u dorëzuar, deri në realizimin e ëndrrës. (A2)

Next Post
Ditmir Bushati insiston për idenë e kufijve të Kosovës: U promovua nga shqipfolës!

Ditmir Bushati insiston për idenë e kufijve të Kosovës: U promovua nga shqipfolës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In