• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ëndrra budallaqe tiranase e një mandati të dytë për Donald Trump

by Skënder Minxhozi
05/11/2020 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka një pritshmëri deri diku komike në qarqet e opozitës shqiptare dhe mediat e përkrahësit e saj të deklaruar, për një fitore të mundshme të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane. Nga shumë aspekte ky ilaritet deklaratash e tifozllëku i ngjan dallgës së optimizmit të katër viteve më parë, kur opozitarët e Tiranës kujtuan se me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, për Edi Ramën dhe qeverinë e tij në Tiranë do të vinin ditë të zeza. Si kompensim i një deklarate të pavend dhe të pamend, që kryeministri shqiptar kishte bërë në shtypin amerikan në lidhje me presidentin e sapozgjedhur.

Nuk ndodhi as linçimi i Ramës në sytë e opinionit botëror nga presidenti kontrovers amerikan dhe as linja zyrtare e SHBA ndaj vendit tonë nuk ndryshoi. Ndodhi në fakt krejt e kundërta. Rama i kaloi dy krizat më të rënda politike të qeverisjes së tij pas vitit 2013, me një administratë amerikane pas shpatullave. Ambasada amerikane në Tiranë ka qenë në katër vitet e fundit, pra pas fitores së Trump në SHBA, “truproja” reale e qeverisë shqiptare, duke prerë ende pa lindur, çdo tentativë të opozitës për të sulmuar deri edhe fizikisht godinën e qeverisë e institucionet e tjera të shtetit.

Në Çadrën e vitit 2017, ashtu si në krizën e mandateve në vitin 2019, apo në zgjedhjet lokale të po atij viti, amerikanët “e Donald Trump” kanë qenë garantët e palëvizshëm të hedhjes poshtë të çdo nisme të opozitës për të destabilizuar vendin. E kjo nuk ka ardhur pasi kanë ndonjë disponim pozitiv posaçërisht për Edi Ramën. Thjesht nuk e urrejnë në termat që PD, LSI dhe fansat e tyre prisnin në nëntorin e vitit 2016.

Kur kjo s’ka ndodhur herën e parë, aq më pak është e pritshme të ndodhë herën e dytë. Impakti i zgjedhjeve amerikane në ngjarjet politike të Shqipërisë pritet të jetë mëse minimal, pasi linja zyrtare e Uashingtonit ndaj vendit tonë nuk ka pësuar luhatje në dekadën e fundit.

Prandaj përjetimi i garës mes Trump dhe Biden, si një pasdite proteste  opozitare në dyert e kryeministrisë, është diçka komike dhe krejt jashtë kontekstit e realitetit. Nëse fiton Trump do të kemi katër vjet më tepër nga kjo që kemi parë e jetuar në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Nëse fiton Biden do të kemi thjesht hyrjen në Shtëpinë e Bardhë të një njeriu që në karrierën e vet ka deklaruar fjalët “…do të vazhdoj me çdo ind të trupit tim, për ta mbajtur Amerikën të përfshirë me trupa, që të jenë të gatshme të qëllojnë dhe
të vrasin, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan…”. Nga një njeri i tillë nuk mund të ketë frikë asnjë politikan shqiptar, sado i sklerotizuar dhe i shfytyruar nga interesi i tij hileqar politik. As Edi Rama, as Lulzim Basha!

Next Post
Indianët fillojnë të luten për Trumpin dhe dërgojnë bekime hyjnore për të

Indianët fillojnë të luten për Trumpin dhe dërgojnë bekime hyjnore për të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In