• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Ëndrra amerikane”, problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy ‘finaleve’ të nëntorit

by Os De
03/11/2025 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit këtë muaj mund të shkruajë një kapitull të rëndësishëm në historinë e saj. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho luajnë dy ndeshjet e fundit për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Më 13 nëntor Shqipëria përballet me Andorrën në udhëtim, ndërsa tre ditë më vonë në Tiranë vjen Anglia (e kualifikuar).

Tanët mbajnë vendin e dytë me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe kanë shanse reale për vendin e dytë që të dërgon në fazën play-off, nga ku do kërkohet një biletë për në finalet e Botërorit që verën e ardhshme do zhvillohet në Amerikën e Veriut. Tanët janë të favorizuar pasi edhe rivalët direkt, Serbia, ka ndeshje kundër Anglisë në Londër dhe në rast të një humbje të serbëve, kombinuar me një fitore në Andorra do i dërgonte kuqezinjtë në play-off.

Forma e legjionarëve dhe dilemat e Sylvinhos

Disa nga futbollistët e Kombëtares nuk kanë marrë minuta me klubet e tyre që pas ndeshjes kundër Jordanisë të fituar 4-2 në Tiranë, duke futur në dilema trajnerin.

Elseid Hysaj – Një muaj ka Hysaj që nuk merr minuta te Lazio. Ndeshja e fundit e luajtur prej tij daton më 4 tetor 2025 në barazimin 3-3 kundër Torinos.

Kristjan Asllani – Vetëm 11 minuta në dy ndeshjet e fundit me Torinon janë shumë pak për mesfushorin që pritet të “shpërthente” këtë sezon. Marco Baroni duket se preferon Ilic në mesin e fushës.

Armando Broja – Dy ndeshje në stol dhe vetëm 14 minuta në tre ndeshjet e fundit, ky është bilanci i Brojës që këtë sezon me Burnley ka marrë vetëm 197 minuta.

Nedim Bajrami – Fantazisti është lënë jashtë skuadre nga Rangers në Skoci, por në Kombëtare e ka një ftesë të sigurt.

Në raundin e fundit me klubet e tyre, disa nga legjionarët kanë shënuar. Medon Berisha, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Jasir Asani apo Indrit Tuci kanë shënuar, Myrto Uzuni ka gabuar penallti, ndërsa Ardian Ismajli ia ka dalë të asistojë. Titullarë fundjavën që lamë pas ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Simon Simoni, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Rey Manaj.

Të premten e 7 nëntorit gjatë paradites, trajneri do shpallë listën me 25 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës, teksa më pas Sylvinho do dalë para medieve.

Next Post
Merrte para nën dorë për të bërë eko, Gjykata cakton për mjekun këtë masë sigurie..

Merrte para nën dorë për të bërë eko, Gjykata cakton për mjekun këtë masë sigurie..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

February 20, 2026
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin?”, Murrizi: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

February 20, 2026
Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

February 20, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

February 20, 2026
Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke

Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

February 20, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

February 20, 2026
Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

February 20, 2026
Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In