• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Endri Xhafo për fikjen e sinjalit të News24: Bllokada e mediave, një goditje për shoqërinë! Të ndalen këto praktika të rrezikshme

by B K
11/08/2025 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Log.” në News24, Endri Xhafo,  ka reaguar pas aksionit ne godine ku operojne News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në protesten e organizuar para News24, ai theksoi rëndësinë e këtyre mediave si pasuri kombëtare, produkt i punës së një grupi të madh gazetarësh, montazhierësh dhe profesionistësh.

“Na u bllokua hyrja jo vetëm në këtë godinë, por edhe në godinën tjetër ku kontrata është deri në 2033. U ndërpre energjia duke ndërprerë transmetimin. Kjo është një situatë e paprecedentë,” tha Xhafo.

Fjala e Endri Xhafos: 

Të nderuar kolegë gazetarë, miq dhe qytetarë,

Jemi sot këtu, jo thjesht për një konflikt kontratash, por për diçka shumë më të madhe: Të drejtën e profesionistëve të medias për të ushtruar zanatin e tyre për informimin e publikut pa pengesa dhe pa frikë.

Shqipëria e sotme i ngjan asaj shprehjes që i atribuohet ish-presidentit të Ugandës, Idi Amin: “Ka liri fjale, por nuk mund të garantoj lirinë pas fjalës”.

Dy ditë më parë, policia, pa një vendim gjykate dhe pa një përmbarues, ndërpreu punën e News24. Na u bllokua hyrja jo vetëm në një godinë me kontratë të përfunduar por në proces gjyqësor, por edhe në godinën tjetër, ku kontrata është e vlefshme deri në vitin 2033 dhe që nuk është pjesë e asnjë vendimi qeverie. U ndërpre energjia elektrike, madje edhe gjeneratori privat i televizionit, duke rrezikuar kësisoj pajisjet dhe duke fikur transmetimin. Kjo ka krijuar një boshllëk në peizazhin mediatik shqiptar dhe një situatë të paprecedent për ne, mbi 200 e ca punonjës të këtyre mediave, që punojmë në këto godina.

Argumenti që News24 nuk i është hequr licenca, është nul! Është nul përderisa mua nuk më lejohet aksesi në një godinë që nuk është pjesë e asnjë vendimi qeverie apo gjykate, me kontratë të rregullt deri në 2033.

I gjithë ky bllokim ndodhi në një pamje të shëmtuar, që nuk i shkon për shtat imazhit të Shqipërisë europiane, vizionit të “Shqipërisë 2030” anëtare e Bashkimit Europian.

Gjithmonë e kam menduar se mediat me impakt të gjerë publik, – siç News 24 është padyshim një i tillë, – shkojnë përtej emrit të përveçëm të pronarit. Këto lloj mediash janë pasuri kombëtare. Sepse janë vepër e përditshme e një morie gazetarësh, regjisorësh, kameramanësh, montazhierësh, teknikësh, artistësh, pra, profesionistësh, të cilët, me punën e tyre, i shërbejnë publikut. Suksesi i një institucioni të tillë është shumatore e ndërveprimit të egove individuale; impakti publik i një institucioni të tillë, është pasojë e kushteve optimale për punë! Kur ekzistojnë garancitë e kushteve optimale për punë, mund të flasim pastaj edhe për një liri relative editoriale, pra liri shprehjeje dhe opinioni, e cila, për fat të keq, është sot në një situatë të pafavorshme edhe në vende me tradita më të konsoliduara demokratike se ne. Por kjo nuk duhet të na shkurajojë.

Ndaj ne kërkojmë dhe duhet të kërkojmë gjithmonë garantimin e kushteve optimale për punë. Se kur pengohet puna e profesionistëve të medias, humb jo vetëm një televizion, por humb e gjithë shoqëria.

Kjo protestë e sotmja nuk është vetëm për të kundërshtuar një veprim policor, por edhe për të thënë se të drejtat bazike të punonjësve të medias duhet të mbrohen çdo ditë, – nga ne vetë në radhë të parë, – përpara se të arrijmë në momente si ky. Një media e lirë nuk ekziston pa gazetarë të mbrojtur në ambjentin e tyre të punës, me sigurime dhe paga korrekte për punën e tyre.

Ndaj ne kërkojmë të lejohemi të punojmë. Ne kërkojmë kthimin e menjëhershëm të aksesit në godinën me kontratë në fuqi, respektimin e ligjit dhe mbylljen e kësaj praktike të rrezikshme. Ne kërkojmë që institucionet të mos bëhen vegël e urdhrave verbalë, por të veprojnë vetëm mbi bazë të ligjit dhe të akteve të shkruara.

Ky është një test për shoqërinë tonë, por edhe për ne vetë. Dhe fatkeqësisht, vitet e fundit, teste të tilla janë bërë të shpeshta. A do të heshtim kur pengohet një redaksi të bëjë punën e saj, apo do të ngrihemi për të mbrojtur të drejtën për të punuar të lirë? A do të heshtim pse iku një konkurrent nga tregu mediatik, apo dalja në rrugë të madhe e disa qindra profesionistëve të medias nuk është gjë e mirë as për vetë konkurrencën? A do të heshtim nga inati për pronarin X të medias Y nga frika se mos prishim marrëdhënien me qeverinë, apo, dreqi e mori, mund t’i bashkohemi korit të atyre që sot protestojnë, sepse, ku i dihet, nesër mund të jemi ne që mund të na vihet dryni?

Faleminderit të gjithëve që jeni sot këtu, për të treguar se fjala e profesionistëve të medias nuk ka frikë dhe nuk mbyllet me urdhra.

Next Post
Lirimi i hapësirave publike në Sarandë/ IKMT dhe Policia Bashkiake në aksion, shembin 2 objekte pa leje

Lirimi i hapësirave publike në Sarandë/ IKMT dhe Policia Bashkiake në aksion, shembin 2 objekte pa leje

Comments 1

  1. ccc says:
    4 months ago

    Ti nuk je gazetar por sherbetor legen i nje bisnesmeni abuzues, gjobaxhi e sharlatan si Fane plehra!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026, pritet goditje masive ndaj emigrantëve

Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026, pritet goditje masive ndaj emigrantëve

December 21, 2025
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

December 21, 2025
Kërkesat për bashkim familjar në Gjermani, shqiptarët renditen të 5-tët mes kombësive me më shumë aplikime

Kërkesat për bashkim familjar në Gjermani, shqiptarët renditen të 5-tët mes kombësive me më shumë aplikime

December 21, 2025
Digjet një shtëpi e pabanuar në Lushnjë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet një shtëpi e pabanuar në Lushnjë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

December 21, 2025
Si u zbulua punonjësi hajdut i Pallatit Elysee në Paris, vodhi në rezidencën ku qëndron Macron

Si u zbulua punonjësi hajdut i Pallatit Elysee në Paris, vodhi në rezidencën ku qëndron Macron

December 21, 2025
Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

December 21, 2025
“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

December 21, 2025
21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In