Këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga ka paditur disa portale për shpifje.
Përmes një postimi në twitter, Fuga shkruan se i ka kërkuar Departamentit Antishpifje që është ngritur në PS, formulimin e padive civile
Fuga thotë se me lekët e fituara do të propozojë realizimin e një Abetareje Speciale
“I keqardhur per shpifjet e disa portaleve lidhur me nje nga dhjetra takimet e mia te dites se punes, kerkova nga Departamenti Antishpifje formulimin e padive civile perkatese. Me leket e fituara do propozoj realizimin e nje Abetareje Speciale per humbesit e gjyqeve per shpifje“, shkruan Endri Fuga
Kryeministri Rama ka propozuar një paketë antishpifje, por që dënimi të jetë me gjobë, jo me burg
Javanews/a.ç