• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ëndërr

by
12/05/2015 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Libri i Arthur Schnitzler vjen shumë vonë në shqip. Ashtu si shumë e shumë gjëra në vendin tonë. Një libër i botuar mes dy Luftrave shkatërrimtare Botërore në Vjenën e asaj kohe, në kohën e dekadencës së shoqërisë së lartë të kryeqytetit austriak, që duhet sqaruar se ishte një nga shoqëritë më të avancuara evropiane dhe kuptohet botërore sa i përket luksit. Shtëpia Botuese “PEGI” në përpjekje për të vendosur emrin e vet në listën e emërimeve më të njohura të Shtëpive Botuese shqiptare po merr gjithnjë e më shumë autorë të njohur klasikë. Risk më i vogël për të shkuar te publiku por përpjekje më e madhe për t’i përkthyer dhe për të gjetur njerëzit e përshtatshëm. Por ky libër ka ardhur nga Afrim Koçi dhe për fat ka të ngjarë të jetë përkthyer nga origjinali. Duket që rrëfimi psikologjik në kohën tonë ngjan pak si i stisur, një problem që mund t’ia vësh kohës kur është shkruar por nga ana tjetër edhe mungesës së gjetjes së duhur të kadencës në rrëfim. Anipse romani lexohet menjëherë jo thjesht prej pak faqeve, por për rrjedhën e tij, që duhet thënë shumë nga njerëzit e sotëm e kanë të gjallë, falë përpjekjes që subjektin e ka vendosur në kinematografi mjeshtri i filmit Stanley Kubrick.

Rrëfimi përcjell vetëm 48 orë aksion, por që janë të mjaftueshme për një çift vjenez në modën e asaj kohe t’i zbërthehet njëri-tjetrit. E fillon ngucjen psikologjike e shoqja e cila tregon se në pushimet e një viti më parë, ajo ka qenë e dashuruar në një ëndërr me një ushtarak të ri danez dhe përshkon të gjithë subjektin nokturn, që i përgjigjet nga ana tjetër rrëfimi nga një ëndërr, por këtë herë me një subjekt të burrit për një vajzë. Në fakt, një ditë më vonë, përditshmëria kthehet në surreale për burrin sepse ai haset në mjedise të ndryshme të paparashikuara, fillimisht në një vdekje, ku vajza e të ndjerit i shpreh dashurinë; më pas një prostitutë, me të cilën nuk bën dashuri dhe që ndahen shumë mirë; has një mikun e vet të rinisë që i jep mundësinë të shkojë në një mbrëmje me maska të shoqërisë së lartë të vendit dhe pastaj një histori në vendin ku ai merr kostumin e ballos dhe ku e pret një realitet tjetër, që nuk është larg ëndrrës së vet. Në të gjithën këtë vargan i mbetet e ngulitur në memorie ajo që ka kaluar si një histori patetike me prostitutën, me të cilën nuk shkon dhe që të dy përfundojnë me një ndjenjë të madhe për njëri-tjetrin.

Ngjarjet rrokullisen ndryshe pak orë më vonë, kur ashtu si ja ka llogaritur miku i vet, ai do zbulohet lehtë në ballon me maska, pasi nuk di password-et përkatëse dhe do jetë një nga femrat shoqëruese të kësaj mbrëmje, që do ta shpëtojë. E përzënë dhe ai mundohet që pas disa orësh të vendosë në invers të gjithë historinë e vet. Atje ku dorëzon rrobën e ballos shikon se njeriu, që kinse bën namin se ka zbuluar vajzën me dy meshkuj, e prostituon vetë vajzën; në shtëpinë që e kanë përzënë dhe shkon të hulumtojë i japin një letër që të mos guxojë të vijë më aty qoftë dhe afër. Vajza e të ndjerit nuk  i jep më asnjë shenjë dashurie. E vetmja gjë e mirë është se dyshon se vajza që e ka shpëtuar është pikërisht prostituta, për të cilën hamendëson ngaqë ka lexuar një lajm se është gjetur dikush e vdekur dikund dhe gjendet në morg. Ai përfundon atje, që të gjej të vetmin element pozitiv të këtyre orëve të jashtëzakonshme. Është i bindur se femra që e ka shpëtuar është pikërisht vajza që ai s’ka shkuar. Fatkeqësisht, atje nuk mund të zbulojë dot asgjë.

Epilogu është se kthehet në shtëpi dhe të gjithë historinë reale ia përcjell të shoqes, që e ndjek e qetë dhe i shton elementë të tjerë ëndrrës së saj, që kur ajo bënte dashuri me danezin atë po e kryqëzonin. Historia e tyre mbyllet me një kumt të lehtë që i lënë pas të gjitha dhe fillojnë ditën nga fillimi. Romani është i jashtëzakonshëm po të mendosh kohën kur është shkruar dhe këtë lloj rrëfimi që duket utopik për letërsinë tonë të kohës, që atëherë sapo ishte ngritur. Në një farë mënyre, të tregon se ku shkonte letërsia dhe sa larg ishim ne. Por të mos e teprojmë: Autori është mik i Frojdit dhe përshtat teorinë e vet në letërsi. Autorët tanë ishin thjesht në një vend, që ende s’kishte një universitet. Autori që ka qenë doktor dhe mik i Frojdit arriti që të fusë në letërsi monologun e brendshëm, atë mënyrë rrëfimi që do të bënte epokë dhe që u revolucionarizua falë punës së Frojdit.

E jashtëzakonshme përpjekja e “PEGI”-t për të rrezikuar me një libër të tillë. Që duhet thënë se mund të mbahej pak më shumë nga përkthyesi për të dhënë më shumë në kohën tonë këtë rrëfim të jashtëzakonshëm.

Libri, duhet të sqarojmë se ka qenë tejet interesant për kohën, por nuk dimë sesi ka rënë në duar të Cubrick që e mbylli në vitin 1999 karrierën e tij me këtë film, duke e transformuar historinë nga Vjena në Amerikë. Skenarin e tij e bashkëshkroi Frederic Raphael. Fridolin, personazhi kryesor i konfeson të shoqes se kjo nuk do përsëritet më por Albertina, e shoqja, e ul me këmbët në tokë dhe i thotë se: ata jetojnë dhe i kanë mbijetuar lidhjes së tyre falë aventurave dhe asnjëherë të mos provojë që të flasë më shumë. Një mësim i madh edhe për kohën tonë. Të gjitha mund të qetësohen në këtë jetë falë gënjeshtrës që duhet thënë se është ilaçi i vetëm i mbijetesës ose i qytetërimit të sotëm. Një mësim që shkon dhe sot në shoqërinë tonë.

Next Post

Mbreti i Jordanisë në Tiranë: Lufta ndaj terrorizmit, sfida e përbashkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In