• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Endemi, epidemi pandemi, ku qëndrojnë dallimet?

by
16/01/2022 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Endemi: Kërcënimi i vazhdueshëm

Një sëmundje, e cila shfaqet rregullisht në rajone të caktuara përcaktohet si endemike. Tek një endemi, numri i të sëmurëve mbetet pak a shumë konstant, ai është më i lartë se tek rajonet e tjear, por nuk rritet me kalimin e kohës. Në një kohë të caktuar sëmuret pak a shumë një numër i njëjtë njerëzish. Shembull tipik për endeminë është malarja. Nga kjo sëmundje sëmuren në vit rreth 300 milionë vetë kryesisht në vend tropike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ishte e mendimit që në maj 2020, se virusi i Coronës mund të bëhet një virus endemik. Variantet Omikron dhe Delta treguan, se virusi përshtatet si gripi. Që do të thotë ai është tani mes njerëzimit, dhe në rajone të caktuara do duhet të mësojmë të jetojmë me këtë, sepse ai nuk do të zhduket më.

Epidemia: Vetëm në një rajon

Për një epidemi flitet atëherë, kur një sëmundje shfaqet në mënyrë të pazakontë e shpeshtuar në një rajon në një kohë të caktuar. Kurse pandemia është një epidemi që kapërcen kufijtë e një vendi apo edhe një kontinenti. Kjo do të thotë para së gjithash, që kontrolli i suksesshëm i sëmundjes varet nga bashkëpunimi i sistemeve shëndetësore të vendeve të ndryshme. E kundërta gjeografike e një pandemie është endemia.

Nëse numri i sëmundjeve në një rajon të caktuar ngrihet mbi nivelin normal të pritshëm endemik, atëherë flitet për epidemi. Por nëse rastet e sëmundjeve janë të lokalizuarra vetëm në një vend, flitet për vatër shpërthimi.

Një epidemi krijohet për shembull, kur ndryshon forca goditëse e një virusi të caktuar. Viruset pësojnë mutacione dhe bëhen kështu më infektues. Edhe kur shfaqen sëmundje të reja në një rajon të caktuar mund të kalohet në një epidemi. Kusht për këtë është që sëmundja të transmentohet nga njeriu tek njeriu. Për shembull, sëmundja e lisë, që në fillim të shekullit të 16-të u soll nga pushtuesit europianë të kontinentit në Amerikë. Për shkak se popullsia indigjene nuk kishte qenë kurrë në kontakt më parë me këtë sëmundje, ajo nuk kishte asnjë lloj imunizimi ndaj saj. Sipas disa llogaritjeve, gati 90% e popullsisë indigjene të Amerikës ra viktimë e sëmundjes së lisë.

Pandemia: Përhapje botërore

Kurse kur një sëmundje përhapet përtej vendeve e kontinenteve flitet për një pandemi. Sipas OBSH pandemitë shkaktohen kryesisht nga tipa të rinj virusesh e patogjenësh të tjerë. Këto mund të jenë zoonozat, pra sëmundje që kalojnë nga kafshët tek njeriu. Nëse një sëmundje është e re për njeriun, shumë pak vetë mund jenë imunë ndaj saj. Kjo bën që shumë njerëz sëmuren njëkohësisht. Se sa e rrezikshme apo vdekjeprurëse është ecuria e sëmundjes, varet nga virusi specifik apo gjendja shëndetësore e njeriut.

Por edhe nëse një sëmundje në mënyrë proporcionale në shumicën e rasteve ka ecuri të padëmshme, mundet që numri i të sëmurëve rëndë në një pandemi të jetë shumë i lartë. Kjo lidhet thjesht me atë, që në total janë infektuar shumë vetë me virusin. Një sëmundje tipike që merr përmasa pandemike herë pas here është gripi. Gripi spanjoll në vitin 1918 ka shkaktuar 25-50 milionë viktima, më shumë se në Luftën e Parë Botërore. Por edhe në një pandemi zona të caktuara apo rajone të caktuara mund të mbeten të paprekura prej saj, ishujt apo zonat malore psh. Sot trafiku ajror e shton përhapjen e shpejtë të pandemive.

Nocionet epidemi dhe pandemi lidhet në rast normal me sëmundjet ngjitëse. Por për shkak se këto sinjalizojnë emergjencë dhe duhet të veprohet shpejt, përcaktimet përdoren edhe për sëmundje të tjera jo ngjitëse, si për shembull epidemia e diabetit./ DW

/b.h

Next Post
Nesër vizitë në Tiranë/ Erdogan: Turqia e sheh Shqipërinë edhe si mike, edhe si aleate të natyrshme

Nesër vizitë në Tiranë/ Erdogan: Turqia e sheh Shqipërinë edhe si mike, edhe si aleate të natyrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In