• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kuriozitete

Ende s’e keni gjetur dhuratën e Shën Valentinit? Ja disa ide

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë ka mbetur shumë pak kohë për të zgjedhur dhuratën e duhur për të dashurin apo të dashurën e jetës suaj. Nga kjo festë ju ndan vetëm një ditë, por ka disa sugjerime që bëhen në kuadër të kësaj dite.

Për Shën Valentin, për 24 orë ku do të shohim nëpër rrugët e qytetit çifte dorë për dore, tullumbace, lule të kuqe dhe pamje romantike në restorante të ndryshme.

Për partneren

Klasikët mund të blejnë një tufë të bukur me lule duke e shoqëruar me një kuti çokollatash. Disa mund t’i bashkëngjisin edhe një dedikim të ndjerë në pak rreshta. Ndërsa disa të tjerë mund të zgjedhin për të dhuruar sendet e mëposhtme:

– Çorape prej pambuku me dizenjo të simboleve të dashurisë. Nëse partnerja juaj është adhuruese e tyre mos hezitoni aspak.

– Kornizë të vjetër ku mund të shkruhet dedikimi “Të dua” në gjuhën që dëshironi. Por, gjithashtu si dedikim mund të mendoni edhe diçka tjetër.

– Tullumbace në formën e zemrës, me ngjyra të ndryshme.

– Një këllëf celulari, i cili është krijuar apostafat për femrat, me ngjyrat dhe dizenjot e tyre të preferuara.

– Ndonjë simbol që mund të vendoset te varëset, në qoftë se ajo preferon shumë detajet.

– Një kupë ose gotë për ta përdorur në zyrë, në mënyrë që ajo t’ju kujtojë edhe kur është e ngjeshur me punë.

– Ngjitëse me zemra nëse partnerja juaj është e pasionuar pas produkteve të kancelarive.

-Dedikime të cilat të dashurës tuaj mund t’ia ngrenë humorin çdo ditë. Pra një dedikim për çdo ditë të vitit, në formën e kalendarit.

– Një bluzë e cila përmban inicialet e saj ose tuajat bashkë ose diçka që juve ju bashkon.

– Stilolapsa që vendosen për raste të veçanta apo për të shkruar letrat tuaja të dashurisë, të cilat për hir të së vërtetës nuk vdesin kurrë.


Për partnerin

Parfum 

Po, parfum pavarësisht mendimit që parfumi sjell ters, kjo është një nga dhuratat më të përdorura për këtë ditë. Zgjidhni një aromë të cilën ju e pëlqeni shumë dhe me siguri edhe partneri do ta përdorte përderisa ju e adhuroni atë aromë.

Diçka elektronike

Tashmë dihet që meshkujt janë më të prirur për gjëra elektronike sesa femrat. Zgjidhni një MP3, iPod, Playstation apo celular të teknologjisë së fundit. Të jeni të sigurta që dhurata do t’i pëlqejë.

Kornizë dhe foto

Një kornizë e bukur bashkë me një foto tuajën që ju kujton një moment special, ndoshta bardhezi, është një ide për meshkujt që pëlqejnë gjërat romantike. Edhe pse kujtimet janë gjithmonë në mendje dhe në zemër, stampimi i tyre në foto, bën që ju t’i ripërjetoni sa herë që i shihni. Dhe kjo është një ndjesi e bukur.

Next Post

Incident me Bashën në Shkodër gjatë kohës që fliste para FRPD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In