• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ende nuk ka akord për koalicionin e madh në Gjermani

by A R
08/01/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni dhe socialdemokratët duan të përhapin optimizëm lidhur me raundin e parë të bisedimeve për mundësinë e një koalicioni të ri.

Por në ditët e ardhshme do të shihet gatishmëria për kompromis.

Raundi i parë i bisedimeve të dielën (07.01) ka kaluar në një atmosferë të hapur, u shpreh sekretari përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil.

Të gjithë e dinë se nuk është më e mundur një “le të vazhdojmë kështu”, tha. Krerët e partive konservatore kristiandemokrate CDU dhe kristiansociale, CSU zhvilluan bisedimet e para të dielën dhe theksuan nevojën e reformave të gjera në Gjermani dhe Europë.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi për të ardhmen e Gjermanisë dhe Europës”, tha politikani socialdemokrat në një prononcim pas takimit.

Në prononcimin e dakorduar me partitë e tjera theksohet se ekziston vullneti i fortë, që deri të enjten të ketë një rezultat të bisedimeve testuese.

Gjermania gjendet “në një kohë të re. Kjo kohë e re ka nevojë për një politikë të re.” Klingbeil theksoi se “e shohim që politika duhet të ndryshojë.”

Pavarësisht presionit për reforma dhe dallimeve të dukshme, ndërmjetësuesit shprehen optimistë, se mund të arrihet ujdia. Unioni kërkon një koalicion me bazë të gjerë, por SPD-ja e ka lënë të hapur rifreskimin e koalicionit të mëparshëm.

Refugjatët dhe sigurimi qytetar – tema debati

Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel koalicioni ka bërë gabim në vitin 2013 që u përqëndrua shumë më tepër në politikën e brendshme dhe jo tek Europa.

Ka ardhur koha që të japim përgjigje për propozimet për reforma të presidentit francez, Emmanuel Macron, tha Gabriel për televizionin gjerman, ARD.

Ndërsa kancelarja Merkel para takimit theksoi, se para një qeverie të re ndodhen detyra të mëdha. Pikat kryesore të debatit janë politika e migracionit dhe sigurimi social qytetar për të gjithë i kërkuar nga socialdemokratët.

Këtë të hënë CDU, CSU dhe SPD vazhdojnë bisedimet për mundësinë e koalicionit në grupet e specializuara dhe ato për Europën. Krerët e CDU, CSU, dhe SPD-së e kanë marrë vetë në dorë temën për Europën.

Të hënën ata diskutojnë për të ardhmen e unionit. Nuk dihet, nëse do të publikohen rezultate, sepse ndërmjetësuesit nuk do të japin hollësi për negociatat.

Do të ketë vetëm një deklaratë të përditshme për zhvillimet aktuale lidhur me bisedimet për koalicion./DW/a.m.

Next Post
Gjirokastër/ Raporti i gjeologëve, lidhur me pallatin që rrezikon të shembet

Gjirokastër/ Raporti i gjeologëve, lidhur me pallatin që rrezikon të shembet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

January 14, 2026
“Në 2028 do jemi sovran, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori i…

“Në 2028 do jemi sovran, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori i…

January 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Pothuaj përgjysmim i votuesve të PD-ASHM brenda vendit nga viti 2021 deri sot

January 14, 2026
Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

January 14, 2026
Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

January 14, 2026
Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

January 14, 2026
Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

January 14, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

January 14, 2026
Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

January 14, 2026
Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In