Në ditën e tretë të kërkimeve të 10-vjeçarit që e mori rrjedha e lumit Fan, skuadra prej 14 vetash e pulumbarëve dhe forcave RENEA kanë zgjeruar kërkimet në një perimetër të gjatë të lumit Fan dhe në HEC-in e Repsit ku kishin dyshime se mund te gjendej trupi i 10-vjeçarit, por ende asnjë shenjë.
Gazetarja e Klan News, Vera Deda raporton se dyshimet nga specialistët e RENEA-s që trupi mund të jetë ndalur pranë një ure të dëmtuar kanë intensifikuar punën për devijimin e lumit.
Kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit vështirësohen nga terreni i vështirë si dhe koha me reshje.
Dyshimet janë se i mituri është mbytur në lumë. I mituri rrëshqiti dhe ra në lumë ndërsa po tentonte të merrte topin që i ra ndërsa luante. Banesa e tij ndodhej pranë lumit dhe në momentin qe rrëshqiti ai nuk është parë më.
/a.r