Këngëtarja e njohur, po aq shumë edhe për pozat provokative, Enca, ditën e djeshme publikoi një foto “topless” në Instagram.
Fotoja e saj në plazh u shoqërua me shumë reagime dhe komente nga fansat e shumtë.
Por mbeti mister për shumë kureshtarë se kush fshihej pas asaj fotoje? Pra, kush ia shkrepi foton Encës?
U aludua për ndonjë djalë.
Por foton e nxehtë të shumëkomentuar e ka shkrepur blogerja e njohur e udhëtimeve, Fjorda Llukmani.
Fjorda e ka zbuluar këtë vetë përmes një postimi në Instagram, ku shkruan se, kushedi sa veta do të kishin dashur të ishin në vendin e saj, që t’i bënin një foto të tillë Encës.
Fjorda dhe Enca janë shoqe bashkë dhe vazhdimisht shihen nën shoqërinë e njëra-tjetrës.











