Një shqiptar është ekzekutuar me dy plumba në kokë më pas është zhveshur dhe trupi i tij i pajetë është groposur në malin Eupilio në territorin e komunës Comasco në provincën e Komos.Kufoma nudo dhe e dekompozuar e 39 vjeçarit është gjetur të dielën e 2 prillit, ndërsa autopsia dhe shenjat e gishtave kanë ndihmuar në identifikimin e tij.
Mediat italiane thonë se emri i tij është Besnik Metaj, 39 vjeçar shqiptar me precendentë të mëparshëm në fushën e drogës. Është sqaruar dhe shkaku i vdekjes: 39 vjeçari është qëlluar me dy plumba pistolete në kokë në një distancë të afërt dhe ekzekutimi i tij mund të ketë lidhje me pazare në trafikun e drogës.
Ekzekutimi i tij bërë diku tjetër dhe më pas autorët kanë transportuar trupin e pajetë në pyll dhe e kanë varrosur shpejt e shpejt për të humbur gjurmët. Vrasja e tij duhet të ketë ndodhur një muaj më parë ose disa javë më parë. Kufoma e 39 vjeçarit u gjet të dielën nga disa gjimnazistë të cilët ishin angazhuar vullnetarisht për të pastruar pyllin.
Fëmijët janë shokuar kur kanë parë dhe kanë njoftuar prindërit e mësuesit dhe më pas këta i janë drejtuar policisë. Identifikimi i kufomës do i ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e këtij krimi të rëndë. /oranews