Gazetarët e “Daily Mail” kanë udhëtuar drejt Vlorës ku kanë zbuluar vendndodhjen e një shqiptari të dënuar në mungesë nga drejtësia britanike. Bëhet fjalë për Elidon Habilajn i cili hyri ilegalisht në Angli duke pretenduar se ishte një emigrant nga Kosova atëherë në luftë.
Pasi fitoi dokumentet e qëndrimit, Habilaj u punësua në një agjenci të ngjashme me FBI për të gjurmuar personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Daily Mail” shkruan se Habilaj është i dënuar në mungesë me 18 muaj burg pasi fitoi nënshtetësinë dhe gënjeu autoritetet policore britanike të cilat e punësuan.
Kjo gazeta raporton se gazetarët e saj mundën ta gjejnë ish oficerin e Scotland Yard në një resort turistik në Vlorë 6 vite pasi ai i shpëtoi drejtësisë britaike. Habilaj shkruan “Daily Mail” ishte punësuar nga Scotland Yard me detyrën e oficerit në mbledhjen e të dhënave për personat e shpallur në kërkim me qëllim ekstradimi.
E vërta për identitetin e tij të rremë u zbulua kur ai nisi të kërkonte në sistemin kopjutetin e të dhënat e vërtëta të emrit të tij. Ky kërkim thotë Daily Mail la gjurmë duke lënë të kuptohet se ai kishte lindur në Shqipëri dhe jo Kosovë. Habilaj më pas do të dërgohej në gjykatë për mashtrim, por ai u zhduk dhe nuk u paraqit për gjykim.
Megjithatë ai u dënua në mungesë për fitimin e lejes së qëndrimit përmes mashtrimit. Gjykatësi Martyn Zeidman lësoi një fletë arresti e cila vijon të jetë aktive deri në momentin e kapjes apo dorëzimin vullnetar të Elidon Habilajt. Gazetarët e “Daily Mail” kanë shkuar në Vlorë për t’u takuar me Habilajn.
Kur ata e kanë pasur përballë shqiptarin e kërkuar nga drejtësia britanike, ai i inatosur u ka thënë: “Kush ju ka dërguar ju? Kush ju solli tek unë”? Më pas ai ka urdhëruar njërin prej puntorëve për ti larguar gazetarët nga vendi ku ata e gjetën. Një zëdhënës i Agjencisë Britanike Kundra krimit të organizuar NCA i pyetur për Elidon Habilajn është shprehur se: “Ne jemi duke punuar për Home Office në lidhje me këtë çështje”.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-5850259/Albanian-sneaked-UK-lorry-tracked-resort-bolthole.html
ma.me/javanews.al











