SPAK ka lëshuar urdhërarrest për urdhëruesin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.
Burime bëjnë me dije se SPAK kërkon arrestimin e shtetasit Jemin Sheraj, si i dyshuar për urdhrin.
Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, Sheraj rezulton të jetë ulur në kafe me Skënder Vathin, i arrestuar më herët si i dyshuar për vrasjen e Sofisë.
/b.h