Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për një tjetër punonjës të IKMT Vlorë.
Policia thotë se në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla” në pranga kanë vënë shtetasin Martin Arapi, 32 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).
“Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit”, thotë policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./m.j