Vihet në pranga drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut, Artion Taçi.
Mësohet se ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor.
Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore.
Ndërkohë ende nuk dihen të tjera detaje mbi hetimet, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të dalin informacione shtesë./m.j