Një 26-vjeçar nga Laçi është arrestuar në Tiranë. I riu kur ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit. Më pas ka kundërshtuar me forcë policin që ka ndërhyrë për ta neutralizuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. P., 26 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dyshohet se ka dëmtuar kamerën e dhomave të shoqërimit, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policicë, i cili ka ndërhyrë për ta neutralizuar”, tha policia./m.j