Renald Tahiri 38 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e burgut 302 në Tiranë, ndërsa ishte arrestuar të premten e kaluar për vjedhje.
38-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një biçiklete, teksa njihet në zonën e “Brrakës” ku jetonte, si konsumues të narkotikëve.
Renald Tahiri ishte përballur me drejtësinë për vepra të tilla, për shkak se në shumicën e rasteve, i kryente për të siguruar para që të blinte drogën.
Familjarët pretendojnë se janë njoftuar vetëm të hënën (dy ditë pas ngjarjes), për vdekjen e tij, ndërsa hapën dyert e mortit. Trupi u përcollë për në banesën e fundit pas ceremonisë mortore në orën 12:30.
/s.f