Është gjetur në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum trupi i mbytur i 32 vjeçarit Jurgen Merkaj.
Trupi është gjetur rreth orës 15:00, ndërsa familjarët e tij kishin bërë kallëzim në polici për zhdukjen e tij një ditë më parë.
Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga uji dhe është dërguar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme.
Nga kqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.
Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./m.j











