Rikthehet në detyrë koordinatori i FRONTEX në pikën kufitare të Kakavijës, Behar Tafa.
Ai u pezullua nga detyra pak ditë më parë nga AMP me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës, pas dyshimeve për trafik të paligjshëm të klandestinëve.
Mësohet se sot gjykata e Faktit në Gjirokastër hoqi masën e pezullimit nga detyra për Tafën duke sjellë rrjedhimisht edhe rikthimin e tij në detyrën e mëparshme.
Behar Tafa njihet si oficer policisë më korrekt në pikën Kufitare të Kakavijës me përkushim serioz dhe profesionist, vlerësim ky qe i është bërë edhe prej pjesëtarëve të FRONTEX në Kakavijë./m.j