Një i ri shqiptar është dënuar me 4 vite burg, pasi në dhomën ku jetonte, i është gjetur një sasi droge me vlerë prej 600 mijë eurosh.
Arrestimi i tij është bërë në dhjetor të vitit 2017, në Solferino.
Emiljano Hilaj, 24 vjeç u ndaluar në një hostel agroturizmi ku kishte edhe 96 kilogramë kanabis sativa. Sipas policisë, Hilaj e përgatiste dhe e shiste drogën.
Në makinën e tij një ‘Chevrolet Matiz’, policia gjeti edhe një makineri që shërbente për të prerë dhe paketuar drogën.
6 muaj pas arrestimit është bërë edhe dënimi i tij me 4 vite burg.
a.ç