Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se ka viktima.
Aksidenti me pasoje vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme.
Mësohet se maune ka përplasur për vdekje një këmbësore në Astir, në zonën ku po kryhen punimet e Unazës së Madhe.
Njoftimi i policise
Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./m.j











