• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Trafikoi 2 ton kanabis, skafisti nga Kavaja pjesë e një rrjeti të fuqishëm

by Java News
30/04/2018 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëri nga katër shqiptarët, i arrestuar në Itali për trafikimin e dy tonëve marijuanë, nuk është emër i panjohur për policinë tonë.

Saimir Çarku, nga Kavaja është një nga katër trafikantët e arrestuar këtë të hënë gjatë operacionit të Guardia Di Finanza në Adriatik ku u sekuestruan 2 ton marijuanë. Lajmi konfirmohet për News24 nga burime pranë Policisë së Shtetit.

Emri i tij, nuk është i panjohur për policinë shqiptare, pasi prej muajsh ai është shpallur person në kërkim, për shkak se dyshohet si anëtar i një rrjeti të fuqishëm trafiku droge nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda, Çarku rezulton të jetë i përfshirë në episodin e datës 14 korrik 2017, ku në fshatin Bago të Kavajës, u sekuestrua një sasi prej 1360 kg hashash.

Asokohe u tha se droga ishte ndarë në dy automjete dhe gjatë kërkimeve në “Plazhin e Gjeneralit” u zbulua dhe skafi me të cilin do të trafikohej sasia e madhe e lëndës narkotike drejt shtetit fqinj.
Në pranga përfunduan Kejvi Hajdari, djali i ish-shefit të krimeve në Gramsh, Artur Hajdari, Ronald Hysenbelliu, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muca, por i fundit u lirua me vonë.

Nga hetimi i prokurorisë,si anëtarë të këtij grupi kriminal u identifikuan dhe katër persona të tjerë, mes tyre edhe Çarku, të cilët u shpallën në kërkim me vendim të gjykatës për Krime të Rënda.
Me metodat specialet të hetimit, prokuroria mundi të “kryqëzonte” të dyshuarit, pasi siguroi ndaj tyre, prova të shumta fajësie.

E ndërsa prokurori Dritan Prenci po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi të gjithë aktivitetin kriminal të grupit. Saimir Çarku përfundoi në pranga gjatë operacionit me të fundit antidrogë të Guardia Di Finanza.

Lidhur me këtë operacion, mediat italiane raportuan se lënda narkotike ishte ngarkuar në një mjet lundrues në Shqipëri dhe kishte destinacion tregun italian. Operacioni u zhvillua gjatë natës në det, dhe pas disa minuta ndjekje, autoritetet italiane arritën të bllokonin mjetin pranë Salentos.

Përveç sasisë së madhe të drogës, 4 shqiptarëve iu sekuestrua edhe një kallashnikov.
Katër të dyshuarit, ku deri më tani është mësuar vetëm identitetit i njërit prej tyre, konkretisht i të shumëkërkuarit Saimir Çarku, do të përballen me drejtësinë italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike./BW

a.ç

Next Post
Dhunë, gjak dhe kaos në futbollin suedez, policia e papërgatitur

Dhunë, gjak dhe kaos në futbollin suedez, policia e papërgatitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In