Autoritetet italiane kanë arrestuar një të ri shqiptar, i akuzuar për trafik droge.
Ai është 33-vjeçari Gazmend Hazizllari, shkruajnë mediat vendëse.
Raportohet se i riu ishte kujdestar i një fushe sportive në Paceco, në Siçili, dhe prej kohësh ishte mbajtur nën vëzhgim nga karabinierët.
Këta të fundit e ndoqën atë një natë më parë që prej momentit kur përfundoi punën deri në banesë.
Duket se shqiptari e kishte vënë re praninë e policisë dhe herë pas here ndalonte për disa minuta në mes të rrugës.
Më pas policia e ndaloi për ta kontrolluar, ku iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit marijuanë.
Përveç lëndës narkotike, policia gjeti edhe 480 euro në kartëmonedha të ndryshme.
Dyshohet se ai më pas do ta shpërndante lëndën narkotike.
/a.r