• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Shkëlzeni dhe dëshmitari kyç kundër Metës, bashkë në Vjenë. Ky është personi i 6.8 milionë eurove tërhequr me çanta

by Java News
22/04/2024 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, emri i Shkëlzen Berishës, si i përfshirë në çështjen CEZ, u përmend nga Juristi i OSHEE, Romeo Karaj, njeriu që ngriti perden mbi prapaskenat e një prej aferave më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, duke u shkaktuar shqiptarëve një dëm ekonomik prej 450 milionë eurosh.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për aferën CEZ, Romeo Karaj, në nëntor të vitit 2016, tha për herë të parë se Shkëlzen Berisha mund të kishte lidhje me sekserin Nuel Kalaj.

Nuel Kalaj, pas firmosjes së privatizimit, ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria pa asnjë taksim, deklarim, apo justifikim prejardhje.

Po kush eshte Nuel Kalaj?

Nuel Kalaj eshte një person emigrant në Francë, nga Prizreni.

Juristi Romeo Karaj ka deshmuar ne Komisionin Hetimor Parlamentar se Nuel Kalaj dhe Kastriot Ismailaj kanë qenë sekserë në marrëdhëniet mes ERE dhe CEZ. Ata negociuan  ulje të çmimit të blerjes së energjisë nga CEZ-i te KESH-i me pasoja për buxhetin dhe favorizime për CEZ-in. Është premtuar 10 milionë dollarë për t’u paguar në dorë. Pasi janë bërë këto pagesa, mblidhet ERE dhe merr një vendim për uljen e çmimit të energjisë në favor të kompanisë çeke” – dëshmoi juristi.

Komisioni hetimor, duke iu referua të dhënave nga sistemi TIMS, doli në përfundimin se Shkëlzen Berisha dhe Kastriot Ismailaj kanë udhëtuar në një avion drejt Vjenës.

Kastriot Ismailaj është aktualisht i burgosur për aferen CEZ dhe bashkë me gruan kanë qenë miq të ngushtë të Metës dhe Kryemadhit, tashmë janë dëshmitarë kyç të SPAK në hetimin ndaj ish-presidentit.

Komisioni hetimor për çështjen CEZ pretendon se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar jashtë vendit pa u regjistruar në kufi. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.

Sipas këtyre të dhënave ai ka dalë nga Shqipëria 48 herë dhe është kthyer 54 herë.

Kjo mospërputhje provon se ai eshte kthyer në Rinas duke mos lënë gjurmë në kontrollin e TIMS për këtë punë. Drejt Vjenës udhëton sërish në datën 16 prill 2010 por nuk figuron gjëkundi Chek-imi i kthimit. Zhvillon sërish një udhëtim në kryeqytetin austriak gjatë datave 16-18 maj.

Mosfunksionimi i sistemit TIMS është përdorur shpesh si argument nga PD për të akuzuar eksponentë të maxhorancës së kanë kryer lëvizje të paregjistruara dhe për qëllime të paligjshme jashtë vendit, po me sa duket ata që akuzojnë, kanë bërë edhe vetë të njëjtën gjë./Dita

Next Post
Meta nga Durrësi: Kemi qenë opozitë e shpartalluar dhe e çorganizuar. Më 27 prill fillon beteja jonë, do i japim përgjigjen e …!

Meta nga Durrësi: Kemi qenë opozitë e shpartalluar dhe e çorganizuar. Më 27 prill fillon beteja jonë, do i japim përgjigjen e ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

February 2, 2026
Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

February 2, 2026
Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

February 2, 2026
“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

February 2, 2026
Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

February 2, 2026
Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In