Një 34-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Erald Xhukiçi, banues në lagjen “Kryengritja”, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën “Arrest me burg” për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.M, 30 vjeçe, banuese në Fier.
a.ç











